Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle sot i ka dërguar letra të veçanta kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe liderit të opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovskit për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Petar Stano, zëdhënësi i evrokomisionerit Fyle në një konferencë me gazetarët informoi sot se në letrën e dy liderëve Fyle e shprehu shqetësimin e tij të përbashkët për mungesën e progresit në dhënien fund të ngërçit politik në vend.
"Komisari Fyle rekomandoi se duhet të gjendet zgjidhje për krizën në Shkup. Ai i bën apel të dy liderëve të vazhdojnë me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuae, mbi bazë të dialogut politik dhe kompromisit dhe i bëri thirrje që të gjejnë shpejt kompromis që vendi të kthehet në rrugën euroatlantike, e cila momentalisht është e rrezikuar", ka theksuar Stano.
Sipas tij, BE është në anën e popullit të Maqedonisë dhe është përgaditur që të angazhohet për gjetjen e një zgjidhje politike, së bashku me palët e prekura për të mirën e vendit. “Ne jemi të përgatitur që të angazhohemi në gjetjen e zgjidhjes politike, së bashku me palët e prekura, që do të jetë më mirë për vendin, duke treguar gatishmëri prej tyre që të angazhohen, që momentalisht nuk duket ndonjë vullnet nga të dyja palët" theksoi Stano.
Zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim thotë se Fyle le hapësirë që të nënkuptohet se BE-ja nuk heq dorë nga Maqedonia.
Në pyetjen e korrespondentit të MIA-s nëse në letrat dërguar Gruevskit dhe Cërvenkovskit, komisari Fyle jep propozim konkret për zgjidhjen e krizës, duke pasur parasysh atë që ka kaluar afati për pjesëmarrje të partisë së Cërvenkovskit në zgjedhjet vendore dhe nëse rastësisht komisari propozon anulim të të njëjtave, zëdhënësi i tij do të thotë: "Në letrën deri te Gruevski dhe Cërvenkovski ka një pjesë që do ta nënvizoj në këtë kontekst si përgjigje të pyetjes. Kjo do të thotë se komisari Fyle thekson se zgjidhja duhet të gjendet në Shkup!".
Ky mesazh i Komisionit Evropian dhe konkretisht i komisarit Fyle është i pari pas vendimit të partisë së Cërvenkovskit përfundimisht të vendosë t'i bojkotojë zgjedhjet lokale dhe t'i deponojë dorëheqjet e deputetëve të tyre në Parlament. (INA)
(Marrë nga agjencia e lajmeve "INA")
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com