Fyle-Metës: Pjekuri në Parlament
Basha: Bashkëpunim për 'drejtësinë'

Fyle-Metës: Pjekuri në Parlament<br />Basha: Bashkëpunim për 'drejtësinë'
TIRANE - Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në Komisionin Europian, Stefan Fyle, në vizitën e tij të fundit në Tiranë në mbyllje të mandatit në këtë post, i përcolli mesazhin politikës shqiptare se duhet të tregojë pjekuri dhe bashkëpunim në parlament si përgjegjësi e re që i është atribuuar vendit tonë, veçanërisht pas marrjes së statusit të kandidatit për në BE.

Deklarata e eurokomisionerit vjen në kushtet kur prej muajit Korrik opozita ka bojkotuar veprimtarinë parlamentare. Këtë apel Fyle ia përcolli kryeparlamentarit Ilir Meta, në takimin e parë zyrtar që çeli vizitën e tij këtë të hënë në Tiranë.

Por opozita, ashtu sikurse ka deklaruar dhe më herët, është e vendosur të vazhdojë bojkotin e saj nësë qeveria nuk ndryshon qëndrim, përballë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk pranon se në Kuvend ka faktorë kriminalë. Ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që i shprehu eurokomisionerit këtë qëndrim, duke theksuar se opozita është e gatshme të bashkëpunojë në reformën në drejtësi.

Fyle takon Metën: Marrja e statusit, përgjegjësi për ju. Tregoni pjekuri politike në Parlament
Eurokomisioneri Stefan Fyle e nisi takimin e parë zyrtar në Tiranë me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Takimi u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Në fjalën e tij Fyle, tha se marrja e statusit për Shqipërinë sjell përgjegjësi të reja për vendin, të cilat kërkojnë më tepër pjekuri të palëve politike në Parlament.  Fyle, ripërsëriti mbështetjen e Komisionit Europian përkrah vendit tonë, në përshpejtimin e reformave të kërkuara nga ana e familjes evropiane.

Edhe kryeparlamentari Meta shprehu të njëjtin mendim, duke u shprehur se tashmë pas marrjes së statusit kandidat në qershor, Shqipëria ndjen më tepër përgjegjësi për avancimin e reformave kyçe për vendin.

fyle meta

Kreu i Kuvendit, shprehu mirënjohjen e tij edhe për punën dhe dedikimin e eurokomisionerit ndaj axhendës evropiane të Shqipërisë, duke qenë se kjo është vizita e fundit e Fyles në Tiranë në cilësinë Komisionerit për Zgjerim, pasi në bazë të vendimit të marrë nga kreu i KE, Juncker, duke filluar nga 1 tetori ky post do të shkrihet. 

Basha pas takimit me Fylen: Rama të dekriminalizojë Parlamentin dhe të zbatojë vendimet Kushtetuese
Pas takimit që zhvilloi me eurokomisionerin Stefan Fyle, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për emdiat, shprehu gadishmërinë e opozitës për tu bërë pjesë e reformës në drejtësi. Por përballë këtij vullneti politike, tha kryedemokrati, shfaqet shumica parlamentare e cila sipas tij kërkon të kapë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
 
“Vizita e Fyles më dha rastin për të diskutuar mbi problematikën e madhe në vend në raport jo thjesht me 5 priopritetet e BE, por me mosfunksionimin e demorkacisë parlamentare. Një nga prioritetet lufta kundër krimit, por si mund të luftohet krimi kur kryeministri ka krijuar në parlament një strukturë të posacme dhune me kriminelë të dënuar dhe të dyshuar si akoma aktivë në fushën e krimit të organizuar për ti mbyllur goëjn opozitës. Si mund të flitet për një vend që avancon drejt vedencve europiane kur zbatimi i ligjit është vënë në pikëpyetje nga qeveria që shkel vendimet e gjykatës kushtetuese sic shkel liritë e qytetarë ditë për ditë. Si opozitë kemi qenë dhe jemi të vendosur për të bërë gjithçka për përparimin europian të vendit. E dëshmojmë këtë me praninë sot në këtë tryezë, me gadishmërinë tonë për të kontribuar në procese të rëndësishmë sic është reforma në drejtësi. Por ndërkohë që dëshmojmë këtë, shumica bën akte të paligjshme sic është komisioni hetimor, që ka për qëllim të kapë KLD. Sic janë 3 ligjet të KLD, të Gjykatës Administrative, Shkollës së Magjistraturës, që përkundrejt kërkesave të BE shkuan në Parlament dhe u rivotuan edhe kur presidenti i ktheu si antikushtetuese. Situatë e rëndë, të mbyllësh sytë është bashkëfajësi, në shtyrjen e Shqipërisë nga një vend që arriti të bëhet anëtar i NATO-s, hoqi vizat, plotësoi kushtet për statusin, pavarësisht prej kulisave të PS dje në opozitë, ta shtysh drejt destabilizimit politik. Këto problem i ndava me komisionerin në largim, tek i cili kemi gjetur një avotkat të fortë të standardeve dhe normave europiane që janë në sulm nga cifti oligarkik Rama-Meta”, u shpreh Basha.
 
basha

Basha shtoi se opozita ka bërë projektet e saj për drejtësinë, për t’i paraqitur në tryezën e datës 6 tetor që mbledh kreu i shtetit Bujar Nishani..por më parë sipas Bashës, duhet të garantohet gjithëpërfshirja.
 
“Opozita ka idetë e saj, projektet e saj, ka një ekspertizë të çmuar dhe të konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë për çështjet e reformës në drejtësi. Por që të ketë reformën në drejtësi duhet të ketë gjithpërfshirje, duhet të ketë standarde europiane, pjesmarrje të të gjithë aktorëve, transparencë dhe jo ajo që shohim tani..që Arben Ndoka me shokë janë sulur të kapin KLD”, theksoi kreu i PD-së.
 
Ai tha se opozita është e gatshme të kthehet në Parlament dhe t’i japë fund bojkotit, nëse Rama largon nga kuvendi personat, sipas tij të tërfshirë në vepritmari kriminale.
 
“Ne duam të kthehemi në Kuvend, por parlamenti nuk është ndërtesë, s’është një grumbull njerëzish, është kushtetutë, debat, diaolog, ligj. Këto janë nëpërkëmbur nga asambleja e dretjuar nga cifti Rama-Meta. Kërkojmë rivendosjen e parlamentit, vetëm më këtë mund të këtë pajtueshmëri mes opozitës dhe parlamentit. Shumica e ka asgjesuar jetën parlamentare. Diskutimi me Fylen ishte i qartë. Nuk ka mendje të shëndoshtë europianiste të mos  kuptojë se kërkesat e opozitës janë në themel të identitetit europian. Cfarë kërkojmë ne? Zbatimin e Kushtetutës dhe një akt njohje, pranimi të përgjegjësisë për kriminalizimin e Parlamentit dhe hapat pë ta dekriminalizuar parlamentin dhe administratën si parakusht për paqen sociale dhe politikën”, tha Basha.

fyle basha

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim