TIRANË - Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle tha se vendimi për statusin kandidat të Shqipërisë do të jepet pas përmbushjes së kritereve të përcaktuara këtë pranverë.
Në një intervistë për gazetën online “EurActiv”, Fyle foli për 12 prioritetet kyçe ndaj Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë intervistës, komisioneri evropian tha se marrja e statusit kandidat do të shkurtoje kohën që kërkon procesi i integrimit.
“Vitin e kaluar Shqipëria ka marrë një listë me 12 prioritetet kyçe për të punuar mbi integrimin e saj në Evropë. Këtë pranverë ne kemi përcaktuar së bashku me qeverinë shqiptare një listë të masave specifike që janë të rëndësishme për t'u përmbushur”, deklaron në intervistë Fyle.
Ndërkaq, Fyle u shpreh se "pas përmbushjes së tyre Komisioni do të jetë në gjendje të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për vendin”.
“Më pas, do të ishte e mjaftueshme të përcaktohen detyrat e mbetura dhe rruga drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësimin do të jetë më e shkurtër”, përfundoi pyetjen në lidhje me Shqipërinë dhe raportin e saj me BE-në, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle.
KOSOVA – BE, FYLE: PRIORITET MARREVESHJA E ASOCIIMIT
I pyetur për zhvillimet më të reja mes marrëdhënies së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, komisioneri evropian Fyle, tha se strategjia e zgjerimit dhe Raportet e Progresit, të cilat duhet të miratohen nga Komisioni Evropian në tetor, duhet të përmbajnë një studim mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Sipas Stefan Fyle, Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka këtë marrëveshje me Bashkimin Evropian.
Së fundmi, ai shtoi se “kjo do të jetë një nga çështjet prioritare për presidencën qipriote aktuale".
(Gre/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com