TIRANË - Shqipërisë iu dha statusi kandidat në qershor si një vlerësim për reformat dhe progresin e bërë për përmbushjen e kërkesave të BE. Keshtu u shpreh sot Komisioneri për Zgjerimin ne BE, Stefan Fyle, gjatë një konference për shtyp për prezantimin e progres raporteve për vitin 2014.
Duke folur për Shqipërinë, Fyle u shpreh se, "Vendi ka nevojë të fokusohet në avancimin e reformave dhe në shmangien e problemeve që e pengojnë të jetë pjesë e BE".
Gjithashtu, Komisioneri Fyle u shpreh se, "Qeveria dhe opozita duhet të sigurojnë që debati politik të bëhet në parlament". /ATSh/