Fyle: Serbia të normalizojë
marrdhëniet me Kosovën

Fyle: Serbia të normalizojë <br />marrdhëniet me Kosovën
KOSOVE-Normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, mbetet kusht politik për Serbinë që të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane. Kjo është deklaruar nga komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë se cilat janë shanset që Serbia, deri në fund të vitit, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, Fyle është shprehur se ky proces “mund të zgjasë një muaj, por edhe katër vjet”.

Fyle ka theksuar se nuk është saktësuar nëse fusnota për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale duhet të vihet para delegacionit të Prishtinës apo në dokumentet zyrtare të takimit të caktuar, por kjo do të vendoset menjëhërë pas zhvillimi të zgjedhjeve në Serbi.
“Tani, gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, ndoshta nuk është momenti i duhur që një gjë e tillë të saktësohet por, menjëherë pas zgjedhjeve, do t’i kujtoj të dy palët se për çfarë saktësisht kanë rënë dakord –dhe jot ë interpretojnë marrëveshjen secila në mënyrën e vet”, ka thënë Fyle.

Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal në kudaër të dialogut teknik mes tyre.
Sipas marrëveshjes, së arritur mes Beogradit dhe PRishtinës në muajin shkurt, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi