Fyle-Serbisë, Rruga për
në BE kalon nga Kosova

Fyle-Serbisë, Rruga për <br />në BE kalon nga Kosova
Komisioneri europian për zgjerim z. Stefan Fyle, i cili ka qenë i pranishëm në ceremonine e inagurimit të presidentit të sapozgjedhur të Serbise,ka deklaruar se Serbia duhet të vazhdojë reformat në rrugën drejt Evropës, dhe se ndër prioritet thelbesore është “përparimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”.
Fyle, është zyrtari i parë i lartë i BE-së që ka biseduar me presidentin e sapozgjedhur të Serbisë, Tomisllav Nikolliq që nga zgjedhja e tij në këtë post, dhe I ka komunikauar atij, se në kritere ekziston” qartësi, transparencë dhe parashikime se çka pritet nga Serbia për të nisur bisedimet”.
Ai theksoi se në mes të kushteve tashmë të ditura, gjenden edhe ato që kanë të bëjnë me institucionet paralele në veri të Kosovës, të cilav, prej kohëshjane kthyer ne motiv trazirash në veri të Kosëvës.
Presidenti Nikolic më herët ka thënë, se nuk ka dëgjuar asnjerhe nga zyrtarë të lartë europiane, se pranimi i shtetit të Kosovës ,është ndër kushtet për antarsimin e serbise në bashkimin europian.
Gjithashtu, ai ka pranuar se me komisionarin Fyle, ka biseduar edhe për mënyrat e vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të Serbsië, nuk kanë qënë të pranishëm liderët politikë të rëndësishëm të rajonit, edhe pse organizatorët më herët kishin njoftuar se në cermoni do jënë të fruar figura të rendësishme politike nga vëndi dhe nga bota.
(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza