Fyle: Veriu negociohet nëse këtë e do Qeveria e Kosovës

Fyle: Veriu negociohet nëse këtë e do Qeveria e Kosovës
Është në duart e Prishtinës se a dëshiron të negociojë për veriun e Kosovës, tha komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle
Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ku u bë edhe themelimi i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane. 

I pyetur rreth mundësisë së dialogut për veriun, komisioneri Fyle ka thënë se nuk ka ardhur këtu për t’i imponuar diçka Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se i takon atyre që të dialogojnë për veriun.
“Ajo që ne kemi propozuar në raportin e progresit dhe që vendet anëtare janë pajtuar, është të ketë një kohë afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për veriun. Unë nuk kam ardhur me gjëra konkrete për t’i imponuar qeverisë në Prishtinë. Mendoj se është në duart e Prishtinës që të krijoj qasje të komunitetet në veri”, ka thënë Fyle. 

Ndërsa sa i përket administratës publike, Fyle ka thënë se është duke u bërë sfidë më e madhe për autoritetet këtu në Kosovë. Duke shtuar se ky nuk është një proces i lehtë, si negocimi dhe implementimi, por duhet të analizohen kushtet politike, ekonomike dhe ligjore që Kosova të nisë negocimin dhe aftësinë për të implementuar, ndërsa BE-ja do të ndihmoj që kapacitetet e administratës publike të jenë gati për sfidë.
I pyetur se kur Kosova do të marr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Fyle nuk ka dashur që të jap datën, duke thënë se sot ka ardhur vetëm për t’i prezantuar Kosovës studimin e fizibilitetit. 

“Nëse kërkoni datën e saktë, ju që do te merrni prej meje është përkushtimi që sapo të jenë diskutimet me vendet anëtare për këtë çështje të rëndësishme së pari për ju, po edhe për ne, dhe sapo që diskutimi do të përfundojë, udhërrëfyesi do t’u prezantohet juve”, ka thënë ai, duke shtuar se Cecilia Malmstrom e ka bërë të qartë se rreth përfundimit të pranverës udhërrëfyesi do të dorëzohet në Kosovë. 

Ndërsa në lidhje me atë që Serbia a mund të filloj negociatat për anëtarësim në BE, pa i përmbushur obligimet rreth marrëveshjeve në Bruksel, komisineri ka thënë se Komisioni do të vlerësoj kur të vjen koha se a duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim. 

“Ne ishim paksa më specifik në theksimin e rëndësisë së zbatimit të marrëveshjeve që janë arritur dhe presidentja u pajtua se kjo është një çështje shumë e rëndësishme, që do të forconte kredibilitetin e këtij niveli, kështu që një numër i elementeve të tjera që mund t’u referohen strukturave paralele. 
Pra, adresimi i tyre është një kërkesë, është pjesë e prioritetit kryesor. Komisioni do ta vlerësojë kur të vjen koha dhe do të bëjë rekomandim të përshtatshëm për vendet anëtare nëse duhet filluar negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar komisioneri Fyle. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë