Fyle: Zgjidhni presidentin
në frymën e konsultimeve

Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle apelon që forcat politike shqiptare të zgjidhin në frymën e konsultimeve dhe konsesusit presidentin e ri të vendit. Apeli i komisionerit Fyle vjen pikërisht në ditën kur në Kuvend dështoi raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
“Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e afatit të 24 majit dhe gjithashtu atë që ç’ndodhi dhe ç’nuk ndodhi në 30 maj. E mbaj mend shumë mirë se ç’farë kam thënë gjatë vizitës time në Tiranë. Nëse nuk kishte marrëveshje përfundimtare për reformën zgjedhore dhe parlamentare në 24 maj, atëherë marrëveshja e nëntorit mund të kthehej në pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes. I takon forcave politike shqiptare, mazhorancës dhe opozitës të parandalojnë që kjo çështje të mos bëhet pjesë e problemit dhe që ta zgjidhin çështjen e presidentit në frymën e konsultimeve”, vuri në dukje Fyle menjëherë pas takimit me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuci në Bruksel. Komisioneri për zgjerim Fyle u pyet në lidhje me situatën politike në vend nga Top-Channel.

Gjithashtu, Fyle shprehu gadishmërinë e tij për të kontribuar në mbarëvajtjen e reformave.
“Kishte angazhime të rëndësishme që u morën nga palët gjatë vizitës time në Tiranë për këtë dhe besoj, se palët do të bëjnë të pamundurën për të realizuar angazhimet që kanë marrë. Unë jam i gatshëm t’ju asistoj për këtë me çfarëdolloj ndihme”, nënvizoi Fyle, lidhur me një çështje të tillë.
Fyle ka parlajmëruar se së shpejti drejtori për zgjerim në BE Stefano Sanino do vizitojë Tiranën  në mënyrë sic u shpreh Fyle të shohë nëse mund të bëhetdiçka për të arritur këtë kilometër të fundit për zbatimin e marrëveshjes së nëntorit, që përpjekjet të mos digjen dhe të gjendet një zgjidhje.
(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave