Foto e viktimave në Kretë, shëtitja në det i merr jetën shqiptares 15-vjeçare dhe të dashurit të saj

Foto e viktimave në Kretë, shëtitja në det i merr jetën shqiptares 15-vjeçare dhe të dashurit të saj

Pamje të vendit të aksidenti dhe viktimat

Një tragjedi e vërtetë në Kretë të Greqisë. Një 15-vjeçarja shqiptare, po udhëtonte me të dashurin e saj grek dhe një çift tjetër kur u përplasën me mjetin bujqësor dhe humbi jetën. Ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme kur dy çifte të rinjsh, kanë vendosur të bëjnë një shëtitje në breg të detit, në veri të prefekturës së Chania në ishullin e madh.

Pasi janë nisur mesditën e së dielës nga zona e Kandanos, rreth orës katër mjeti i drejtuar nga një 23-vjeçar, në lartësinë pas tunelit të Topolisë në Kissamos të Chanias ka dalë nga rruga dhe pasi ka goditur një pemë, është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte në rrugë.

Në automjetin e fëmijëve të vegjël ndodheshin shoferi 23-vjeçar dhe e dashura e tij 23-vjeçare dhe një adoleshent 17-vjeçar dhe e dashura e tij 15-vjeçare, ndërsa në mjetin bujqësor dy persona, drejtuesi të mjetit dhe nëna e tij e moshuar. Jetën e ka humbur shqiptarja dhe i dashuri i saj, ndër dy të tjerët janë në gjendje të rëndë në spital.

I riu 23-vjeçar, i cili ishte edhe drejtuesi i makinës, nuk kishte leje drejtimi, ndërsa mjeti ishte gjithashtu i pasiguruar dhe i përkiste nënës së tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv