Gërbeshi: Thaçi pjesë e klanit të "SharrCemit’”

Gërbeshi: Thaçi pjesë e klanit të "SharrCemit’”
Deputeti Emin Gërbeshi,inicuesi i mocionit të çimentos,ku si pasojë u përjashtua edhe nga partia e tij AKR-ja për padëgjueshmëri, është i zhgënjyer me shumë kolegë deputetë që ikën nga Kuvendi, nga droja se mund të kalonte mocioni për shfuqizimin e vendimit për taksën e çimentos të cilin e ka marrë ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

Deputeti Gërbeshi ishte anëtar i PDK dhe në zgjedhjet e fundit u bë pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, ndihet i tradhtuar nga ish kolegët e PDK-së, të cilët nuk patën guximin ta shprehnin qëndrimin e vet në seancë, por iu nënshtruan diktatit të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi, shkruan e përditshmja "Koha Ditore"

Gërbeshi dyshon se kryeministri Thaçi qëndron prapa klanit të “SharrCemit”, bashkë me ministren Kusari-Lila dhe se në seancë u pa që kryeministri ka treguar pafuqinë e tij për ta bindur Gërbeshin që të heqë dorë nga kërkesa për shfuqizim të vendimit, para se t’i largonte deputetët nga Kuvendi.
Deputeti Gërbeshi nuk dha detaje rreth diskutimit të tij dhe Thaçit në hollin  e Kuvendit, kur Thaçi kishte thirrur të gjithë deputetet e pozitës ta lëshojnë sallën që mocioni të mos kishte kuorum për votim.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete