Këto ditë ndërrimi vitesh, urimi më njerëzor dhe i ngrohtë, që ia bëjmë jo vetëm të afërmve dhe të dashurve tanë, por edhe të njohurve në lagje, është “Gëzuar Vitin e Ri!”. Madje urimin “Gëzuar!” ua rezervojmë edhe atyre që hasim rastësisht në rrugë, njëlloj si të ishim në fshat dhe të përshëndesnim të panjohurit. Është urimi i shpresës për një jetë më të mirë.
Ndoshta të gjithë bashkërisht ia vlen t’i urojmë vendit tonë për këtë vit, një Shqipëri për shtetasin e thjeshtë, pse më në fund, diçka po lëviz në këtë drejtim. Rregullimi i territorit ka kosto të mëdha shoqërore, pse me qindra e qindra ngelen pa punë apo janë të pasigurtë, ngaqë qindra mijëra metra katrorë në mbarë Shqipërinë i janë kthyer publikut, të gjithëve, duke ua marrë pronarëve uzurpatorë.
Ky kthim ka padrejtësitë e tij të mëdha, pse dikujt i është marrë më pak nga sa ka grabitur, apo dikush tjetër nuk është prekur fare. Por këto padrejtësi janë të vogla përpara drejtësisë së madhe të kthimit të hapësirave publike për shtetasit e thjeshtë. Ky kthim, që pak ndihet tani, gradualisht do ta sjellë tek ne edhe respektin për veten dhe Shtetin, ku paguajmë taksat. Kemi po ashtu shpresë për këtë vit të ri, tek policia e Shtetit, e cila ngjan më pak gjobvënëse dhe e korruptuar se një vit e gjysëm më parë. Kemi shpresë se kjo toka jonë nuk do të shihet më në sytë e evropianoperëndimorëve, si Kolumbia e Evropës.
Kjo, dhe në sajë të një policie më korrekte në detyrën e saj dhe më kurajoze për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e drogës. Kemi shpresë më shumë në shërbimin publik, për një energji elektrike që paguhet nga të gjithë, për gjoba të policisë rrugore, që u vihen të gjithë shkelësve të rregullave të qarkullimit. Çdo reformë e thellë ka padrejtësitë e saj, por e rëndësishme është që të mbahet ritmi i kryerjes së tyre.
Që forca reformuese e kësaj qeverie të mos lodhet rrugës. Reformat e mëdha dhe të thella, kur janë serioze dhe reale, për fat të keq, kanë kosto të jashtëzakonshme shoqërore. Këto kosto mund të mblidhen së bashku dhe të largojnë edhe qeverinë që bën reformat. Por edhe nëse ndodh kështu, nëse pranvera e vitit 2015 i ngjan disi pranverës së vitit 1997, ku sa shumë gjëra u kthyen mbrapsht për këtë Shqipërinë tonë, të paktën hija e shtetit të së drejtës, e cila u pa qartë në këto më pak se dy vite, nuk do të davaritet kurrë.
Edhe sikur përpara kohe të bëhen zgjedhjet e përgjithshme(nga trazirat prej reformave), opozita që do të vijë kaq herët në pushtet, nuk do të guxojë t’u thotë shqiptarëve:”po ju kthejmë në kohën kur vidhnit lirisht energjinë elektrike”. Me reformat në territor, në energjetikën shqiptare dhe në vendosjen e rendit tek ne, autoriteti i Shtetit u vendos njëherë e përgjithshmonë dhe nuk ka forcë politike që të jetë e aftë ta nëpërkëmbë këtë autoritet. Shqipëria, vendi ynë ka bërë përpara, edhe pse mes shumë paqartësish, dhimbjesh nga reformat, pakënaqësish pa fund nga padrejtësitë, e deri tek ndërprerjet e energjisë elektrike këtë fundviti.
Kjo qeveri e sotmja, ka meritën që, edhe pse pak me vonesë, hyri pa ju dridhur qerpiku në rrugën e reformave. Urojmë të vazhdojë në këtë rrugë e të mos mpaket udhës. Pakënaqësitë me të cilat do të ndeshet udhës do të jenë të jashtëzakonshme, ashtu si dhe hapi e thellësia e bisturisë së ndryshimit që po sjell. Kjo qeveri filloi reformën në pensione, që ende duket fanta-reformë, aq e stërmadhe dhe me dekada ajo do të zgjasë.
Në fillim kishte që menduan se kjo qeveri vetëm do të bënte ca strategji e të luante reformatoren me letra, por rregullimi i territorit dhe 89 mijë pagesat e faturave të prapambetura të energjisë na bënë të kuptojmë se kjo qeveri e paska seriozisht me reformat. Edhe nëse protestat e mundshme në pranverë 2015 do ta largojnë, i ngelet merita e nisjes së reformave të vërteta në këtë, që synojnë mirëfilli t’ua kthejnë Shqipërinë shtetasve të këtij vendi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com