Në Samitin e G20, pas njëzet vitesh negociata, u njoftua se ishte rënë dakord për një projekt-marrëveshje për tregtinë e lirë.

Udhëheqësit e BE dhe Mercosur, organizata ndërkombëtare në të cilën bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaj, Uruguaj, Kili, Bolivia, Peruja dhe Kolumbia, ndërsa përshëndetën marrëveshjen e tregtisë së lire, e cilësuan  atë "historike".

Për Presidentin e Komisionit Europian Juncker, "dakordësia tregon se edhe në këto momente të trazuara mund të arrihen marrëveshje dhe kompromise reciprokisht të dobishme”

Marrëveshja e tregtisë me vendet e Mercosur mund të bëhet marrëveshja më e leverdisshme tregtare e BE deri më sot, e cila mund ta shpëtojë bllokun europian nga kriza.