G20, Europa debaton me
SHBA mbi shkaqet e krizës

G20, Europa debaton me <br />SHBA mbi shkaqet e krizës
LOS CABOS, Meksikë – Rezultati i zgjedhjeve në Greqi ndjehet edhe në pozicionet e liderëve të BE-së dhe të vetë presidentit amerikan Obama, në prag të samitit të G20 në Los Cabos të Meksikës. Një samit deklarata finale e të cilit do të impenjojë 20 fuqitë botërore “që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përforcuar rritjen ekonomike dhe të krijojnë vende të tjera pune”, bëjnë të ditur burime nga takimi.

Ndërkohë, Angela Merkel ka sqaruar me ngut se Athina nuk duhet të presë ndonjë sconto ndaj planit mbi të cilin është rënë dakort me Trojkën. Por të gjithë pjesëmarrësit në G20, paralajmëron kancelarja gjermane, “kanë ende detyra në shtëpi për të bërë”. Ndërsa Kryeministri italian Mario Monti pohon se vota e grekëve në favor të qëndrimit në Euro është “e rëndësishme por jo e mjaftueshme për tregjet”.

Presidenti i Komisionit Europian, Josè Manuel Barroso, njofton një mision të ri të BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së “sapo të ketë një qeveri të re” për të parë “si mund të ndihmojmë Greqinë” që të respektojë impenjimet.

Presidenti amerikan Obama ka përsëritur ankesën për një “botë shumë të shqetësuar për një rritje ekonomike tepër të ngadaltë”, ndonëse rezultati i zgjedhjeve greke përbën një “prespektikëve pozitive”. Replika vjen nga Herman Van Rompuy, president i Këshillit të Europës: “Impakti i problemeve të sotme në Europë duhet të relativizohet, kriza as që nuk mund të krahasohet me recensionin që u verifikua në 2008-2009”. Referimi ndaj financës amerikane dhe falimentimit të Lehman Brothers është i qartë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve