G20, shkrihen akujt mes SHBA dhe Kinës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri kinez Xi Jinping janë takuar në Japoni, në kuadër të samitit të G20 ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve janë të veshtira dhe të tensionuara.

Pas takimit që zgjati 80 minuta, presidenti amerikan u shpreh me fjalët, “bisedime të shkëlqyera” dhe shpjegoi se "bisedimet tregtare midis SHBA dhe Kinës tani janë kthyer në rrugën e duhur. Negociatat po vazhdojnë".

Sipas agjencisë zyrtare të shtypit të Pekinit, Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos vendosin detyrime të reja mbi eksportet kineze dhe të dy vendet kanë vendosur të rifillojnë negociatat "në bazë të barazisë dhe respektit reciprok".

Raportet e Samitit thonë se gjatë takimit Xi theksoi nevojën për dialog, në vend të konfrontimit. "Bashkëpunimi dhe dialogu janë më mirë se fërkimi dhe konfrontimi", tha ai.

Trump u përgjigj se një marrëveshje e tregtisë së drejtë me Kinën do të ishte "historike" dhe se shpresa është "të vazhdojë të bëjë diçka që do të jetë me të vërtetë historike dhe e madhe për të dy vendet".

Trump përfitoi nga rasti i vizitës në orient për ta lënë topin në fushën e Koresë së Veriut. “Pas takimeve do të largohem nga Japonia për Korenë e Jugut. E ndërsa do të jem atje dhe nëse Presidenti Kim Jong Un do të dëshirojë, jam gati të takohemi në kufirin mes dy Koreve”- tha Trump duke shpresuar në rinisjen e dialogut me Korenë e Veriut

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat