Në Premier League Manchester City u rikthyer te fitoret në ndeshjen që uli në stol sulmuesin Halaand. Kundër Uolves të besuarit e Guardiolës ia dolën me rezultatin 2-0 falë golave të Marmoush në minutën e 6, si dhe Semenyo në fundin e pjesës së parë.
Në ndeshjen Burnley-Tottenham skuadra e Armando Brojës i shkoi shumë afër fitores, por londinezët barazuan 2-2 në minutën e 90. Sulmuesi shqiptar luajti si titullar deri në minutën e 69, duke patur edhe një rast të artë për të shënuar.
Në Seria A Como shpërtalloi 6-0 Torino-n. Skuadra granada u ndëshkua që në minutat e para, ndërsa Ardian Ismajli la fushën i dëmtuar në pjesën e parë për herë të dytë këtë sezon. Për pasojë të fitores skuadra e Fabregas shpreson që këtë sezon të luftojë për një vend në Champions League.
Komente









Asllanit i bënë dalje nga Torino mire do ishte la liga
Përgjigju