'Gabova që e mora me vete'/ Dëshmon në gjyq shkaktari i sherrit ku u vra Marvi Mihali: Bitrajt i godita i pari

TIRANE - Ishin të pranishëm mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit dinamo ku humbi jetën shoku i tyre Marvi Mihali, japin deklarime kontradiktore në sallën e gjyqit 4 shokët e tij mes tyre Armend Haxhiu, Xhulio Memo, Gynter Jaupi dhe kushëriri i të ndjerit Mihali, Xhoslin Shata.

I pari që dha deklarime ishte Armend Haxhiu student i juridikut i cili rezultoi se ishte personi që kishte konfliktin me Dejvi Bitrajn pasi i kishte shitur një celular por s'i kishte dhënë karikuesin. Para gjykatës ai u shpreh se kishte bërë veprime të palogjikshme duke marrë me vete për të sqaruar me Bitrajt, 4 shokët e tij, kur gjithçka ishte për një karikues celulari me vlerë 500 lekë.

Mes tensionit ku familjarët e Marvi Mihalit e akuzuan për deklarime të rreme, Armend Haxhiun ai zgjodhi që pyetjeve, se përse e la vetëm Mihalin dhe përse goditi i pari me grusht të rinjtë e grupit tjetër, u përgjigj se kishte gabuar. Haxhiu ishte sot në sallën e gjyqit si dëshmitar dhe jo si jurist per të dhënë deklarimin si person që ka dijeni për ngjarjen.

“U afruam për t'u sqaruar, do i jepja o lekët, o karikuesin por sapo u afrova, Bitrajt më shanë nga familja dhe unë godita i pari me grusht” -u shpreh studenti i Juridikut para togave të zeza.

Ndërsa dëshmitari Xhulio Mema deklaroi para hetuesve se ai është ndjerë i kërcënuar nga oficeri policisë gjyqësore gjatë deklarimeve që ka dhënë mbrëmjen e arrestimit në polici dhe ritheksoi se Marvi Mihali është qëlluar me thikë nga një djalë me bluze të bardhë. Po ashtu Xhulio konfirmoi dhe faktin se OPGj-të në Drejtorinë e Policisë i ishin drejtuar me fjalët: "mos i merrni në qafë të gjithë", referuar 4 të dyshuarve për këtë ngjarje Dejvi e Eugen Bitraj dhe Marsel e Kridens Alla.

Seanca e rradhës do të jetë javën e ardhshme ndërsa gjatë dëshmive të 4 të rinjëve që atë natë ishin në vendngjarje dhe pjesë e konfliktit nuk kanë munguar dhe ndërprejra për shkak se mamaja e Marvi Mihalit ka qara në sallë. 

Një seancë më parë nuk mungoi tensioni mes prindërve të Mihalit dhe atyre të Eugen e Dejvi Bitraj, ndërsa seanca e sotme nuk pati probleme mes palëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel