Gabriel Garko i ftuar nderi në "Miss
Universe Albania", ja sa paguhet

Gabriel Garko i ftuar nderi në "Miss<br />Universe Albania", ja sa paguhet
I ftuari special në eventin e “Miss Universe Albania 2015”, e sigurtë që do t'i shashtisë fare modelet pjesëmarrëse dhe do shndërrohet në 'luftë të egër macesh'. Gabriel Garko do të vizitojë për të dytën herë kryeqytetin tonë, këtë herë si i ftuar nderi në konkursin e bukurisë.

Edhe pse do të qëndrojë vetëm një ditë, Garko e ka 'shitur veten' shtrenjtë, duke kërkuar jo pak, por plot 30,000 euro për daljen e tij publike. Spektakli i këtij viti i "Miss Universe Albania" do të vijë ndryshe nga vitet e tjera , i konceptuar si pasarelat e Victoria's Secret.

Atmosfera pritet të ndizet nga personazhe publikë si Era Istrefi dhe Noizy, Lucio Luciano etj. Sipas burimeve, të gjithë të ftuarit kanë marrë shuma të majme parash. Edhe pse nuk ka çmime konkrete, Era Istrefi është paguar rreth 3 mijë euro, e po aq ka marrë edhe Noizy. Ndërkohë, pjesë e jurisë do të jenë edhe Floriana Garo dhe Heidi Lushtaku, ndërsa pritet konfirmimi nga Armina Mevlani.

Në këtë mbrëmje, pritet që të konfirmojë pjesëmarrjen edhe Mimoza Ahmeti, e cila mund të mbajë një monolog kushtuar femrave. Spektakli i 19 shtatorit, që do të organizohet në Pallatin e Kongreseve, do të prezantohet nga Albert Dumani dhe ish­konkurrentja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe, e cila ka përvojën e saj në fushën e modës.

Vajza që do të “rrëmbejë” kurorën e më të bukurës për këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Shangai, në “Miss Universe 2015”. 
gabriel garko
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar