Gafa e faqes së Borussia Dortmund: Kundërshtari jonë është AC Milan

Gafa e faqes së Borussia Dortmund: Kundërshtari jonë është AC Milan

Gafa në twitter e faqes zyrtare të Borussia Dormtund

GJERMANI- Shorti i Champions ka qenë i pafat sot për Borussia Dortmund pasi zyrtarisht ata janë në grupin F, apo si grupi më i vështirë. Gjermanët do të përballen me Barcelonën, Interin dhe Slavia Praga.

Por ajo që ka ndodhur në faqen zyrtare të Borussia Dortmund në twitter është ''qesharake''. Menjëherë sapo u shortua gogla nga vazo e tretë dhe u mësua se kundërshtari i dytë i Borussias do ishte Inter, menjëherë administratori i faqes zyrtare në Twitter nxitoi ta nxjerrë lajmin me shpejtësi. Por në vend të Inter, ata shkruan AC Milan.

''Kundërshtari jonë i dytë në grupin F është AC Milan''. Kjo ishte gafa e cila nuk i shpëtoi sidomos mediave italiane. Por faqja zyrtare e verdhekuqve reagoi shpejt dhe e ndryshoi menjëherë këtë gabim fatal. Kjo pasi Milan ka 5 vite që nuk merr pjesë në Champions, dhe aq më tepër që emri i tyre ngatërrohet me atë të ''armiqve'' të tyre të betuar Interit.

Tashmë tifozët interistë do të kenë një shkas për të qeshur me armiqtë e tyre të Milan edhe pse pas këtij shorti nuk ishte dita e tyre.

Postimi i ndryshuar i faqes zyrtare të Borussia Dortmund në Twitter

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU