Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës së re “Sami Frashëri”, e cila do të jetë dy herë më e madhe, me 42 klasa dhe në të njëjtin vend ku ishte shkolla e vjetër, në Rrugën e Barrikadave. 

Përmes një postimi ku lajmëron fillimin e punimeve, Veliaj i ka kthyer përgjigje edhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka thënë mbrëmë se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan dhe trualli i saj do të shërbente për të ngritur pallate. Në reagimin e tij kryebashkiaku shkruan se Kryemadhi gënjeu paturpësisht.

Filloi sot shkolla e re “Sami Frashëri, dy herë më e madhe e moderne, po aty te Rr. Barrikadave! Mona genjeu paturpësisht mbrëmë duke e çuar në Paskuqan! Ca njerëz do mbahen mend për punë konkrete, ca të tjerë do mbeten barcaletë e shëmtuar e këtij qyteti - pa lënë asnjë shenjë”, shkroi Veliaj në Tëitter.