Gafa e Kujtim Gjuzit, përfshin në listën e kandidatëve për deputetë mësuesen e cila ndërroi jetë 4 muaj më parë

Gafa e Kujtim Gjuzit, përfshin në listën e kandidatëve për deputetë mësuesen e cila ndërroi jetë 4 muaj më parë

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi

Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka bërë një gafë teksa dje ka publikuar listën me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit që do garojnë nën logon e tij.

Mes emrave, ishte dhe Perika Xhuli e cila ka punuar prej vitesh në arsim. Kjo ka sjellë reagimet e shumë personave ku arkitekti Astrit Seranaj shkruan në profilin e tij se Perika ka ndërruar jetë 4 muaj më parë në 27 tetor 2020.

Tragjikomedi! Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kujtim Gjuzi, o idiot, o maskara, o i paftyrë. Yyyttt. Jashtëqitje kombëtare. Perika Xhuli ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020. Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit. Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar. I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqve të saj ngushëllimet tona të sinqerta. Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit..Çfarë të thuash..tmerr” shkruan Seranaj i indinjuar" - shkruan Seranaj.

Ashtu siç shkruan arkitekti, Perika Xhuli ishte një prej të moshuarave e cila shkonte në sheshin e Teatrit Kombëtar në mbështetje të kauzës së Aleancës për Teatrin. Edhe vetë Aleanca për Teatrin i ka kushtuar në tetor një shkrim në rrjete sociale ku njoftonte ndarjen nga jeta të së moshuarës.

Një ditë pas publikimit, Kujtim Gjuzi e ka fshirë emrin e Perika Xhulit nga lista e tij e publikuar në profilin e tij në Facebook.

Postimi i djeshëm i Kujtim Gjuzit

Reagimi i arkitektit Astrit Serjanaj

Postimi i Aleancës për Teatrin në tetor:

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/02/2021 05:00

    Keto jane ne pergjithesi politikanet shqiptare,karagjoze,qesharake.Nje milet qe ka deputet qesharakun Kujtim Gjuzin & Co,nje media qe e reklamon,nuk ke çfare pret.Ne shikojme çdo dite analiste karagjoze,politikane qesharake,qe e çmenden kete milet.Bombardimi i trunit me qesharaket eshte ne stade maksimale,ku çdo nate karagjozet fillojne ushqejne shqiptaret me nivelin katastrofik te mendimit,sjelljen,fjalorin e tyre.Ç'te flasesh kot,kur keta suportohen edhe nga media masivisht.VK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja