Gafa e pafalshme e Ilir Metës!

Gafa e pafalshme e Ilir Metës!

lir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal dhe të paprecedentë që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si ish kryetar i LSI.

Ai mund të ketë vepruar si simboli i unitetit të kombit. Ai mund të ketë vepruar si garantues i kushtetutës, që prezumon pluralizmin. Ai mund të ketë vepruar si zjarrfikës i konfliktit në prag të shpërthimit.

Ashtu sikurse ka paralajmëruar presidenti në deklaratën e tij, ne do ti mësojmë të hënën arsyet e vërteta të këtij vendimi. Ne do të presim dhe dy ditë për të njohur argumentimin juridik, dhe ndoshta nuk do të marrim vesh kurrë publikisht, motivimin e tij politik.

Por cilatdo të kenë qenë shtysat e kreut të shtetit, sado të arsyeshme apo racionale, sado të nisura nga motivimi për kompromis, paqe sociale apo integrim europian të kenë qenë ato, vendimi i presidentit është një akt i pafalshëm.

Dhe ai është i tillë sepse, në thelb, ai përbën një tentativë për t’i shtrirë dorën Edi Ramës. Sepse në gjenezë ai niset nga premisa se i duhet përerë opozitës rruga e nisur për të dalë nga sistemi.

Që kur PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, mospjesmarrja e tyre në zgjedhjet e qershorit ishte një etapë e logjikshme dhe e detyrueshme. Të dyja këto vendime radikale, të shoqëruara me protestat herë të dhunshme dhe herë të pafuqishme të pakicës, ishin e keqja e domosdoshme për të treguar fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës.

Të gjitha së bashku ato tentonin të rikrijonin telajon e Shqipërisë reale, atë të në autarkie ku sundonte një njeri i vetëm, i cili vendoste edhe për tenderat me letra fallco edhe për lejet e rokaqiejve, edhe për sheshet e qyteteve edhe për gjykatësit e prokurorët edhe se ku do vidhte vota Nicja me Gjushin.

Njeriu që kishte ngritur këtë regjim duhej lënë i vetëm me tepsi në dorë, me parlamentin ku dialogon me Kujtim Gjuzin dhe me 61 bashkitë që i kontrollojnë profile kandidatësh si Elton Arbana (i dalë në përgjimet e Bild).

Pra, filozofia e përmbledhur e gjithë kësaj lëvizjeje ishte: e keqja duhet të shkojë deri në ekstrem, sepse kjo histori, më mirë të kishte një fund të tmershëm sesa një tmerr pa fund.

Mostra që Edi Rama ka rritur për gjashtë vite, nuk mund të zhbëhej, as me kompromis dhe as me marëveshje politike, ajo qe bërë aq e fuqishme sa nesër do të kapte po njësoj, qoftë Bashën edhe qoftë Kryemadhin. Shqiptarët mund të shpëtonin prej saj vetëm përmes gijotinës.

Pikërisht këtë dinamikë opozitare të nisur prej katër muajsh ndërpreu Ilir Meta me anullimin e dekretit të zgjedhjeve. Ai nuk nuk e lejoi Edi Ramën të identifikohej deri në ekstrem me të keqen. Ai i shtriu dorën për ta mbajtur në lojë dhe për ta rikthyer si faktor në tavolinën e kompromisit.

Në këtë kuptim, cilatdo të kenë qenë argumentet juridike apo arsyet politike të presidentit, akti i tij duhet parë si një pengesë që e keqja të shkonte deri në fund, e për rrjedhojë, që ajo të merrte, më pas, gjykimin që meriton.

Pas tërheqjes së 30 qershorit, këtë skenar nuk e ka më në dorë opozita. Tani shpresa e vetme që ai të ndodhë është paradoksalisht vetë Edi Rama. Le të shpresojmë që në delirin e tij, ai të na shpëtojë, ose duke vazhduar me këmbëngulje drejt votimeve, ose duke duke mbledhur numrat për shkarkimin e presidentit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysniu: 09/06/2019 17:25

    Seriozisht e ke mo nipçe? Ta kisha ditur keshtu e kisha derdhur ne hale, me mire se te ngjizja tet eme. "Ai mund të ketë vepruar si simboli i unitetit të kombit. Ai mund të ketë vepruar si garantues i kushtetutës, që prezumon pluralizmin." Garantuesi i Kushtetutes qe shkel Kushtetuten per ta garantuar ate??? Sikur ka nje gje qe nuk shkon tek kjo llogjika jote e dhjere?

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 08/06/2019 23:47

    VENDIMI I METES DO SHENOHET NE HISTORI QE SHMANGU GJAKDERDHJEN I TAKON POPULLIT TE VENDOSE PERDIKTATORIN KOKEFORTE AE PER KARRIGEN E TIJ PO PERPIQETTE BEJE GJAKDERDHJEN ME SADISTIN LESHAJ QE HELMOJE TIRONEN

    Përgjigju
    • Emigrant itali: 09/06/2019 09:58

      PO NUK DO MESOJE KURRE KY POPULL AKOMA ME MENDJET E METES È BERISHES DO VAZHDOJE DEMOKRATIZIMIN.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja