Gafa e përsëritur e Sali Berishës me rrugën 'Edi Rama', ndërkohë në Kamëz ekziston rruga 'Berisha' (FOTO)

Gafa e përsëritur e Sali Berishës me rrugën 'Edi Rama', ndërkohë në Kamëz ekziston rruga 'Berisha' (FOTO)

Rruga 'Berisha' në Kamëz

Ka të paktën 3 vjet që Sali Berisha sajon e risjell si sajesë përmes faqes së tij në FB dhe portaleve të PD ekzistencën e një rruge me emrin “Edi Rama” në periferi të Tiranës. Ajo që vihet re është se kjo ndodh sa herë që PD gjendet në vështirësi e në dëshpërim politik. Por historia e shpifjes së Berishës daton që prej vitit 2015, kur ish-kryetari i PD e sajoi për herë të parë.

Në gusht të 2015, Bashkia e Tiranës reagoi zyrtarisht për sajesën e Berishës, e cila theksonte: “Duke u nisur nga një informacion që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe i botuar në disa faqe online, Bashkia e Tiranës kërkon të sqarojë opinionin publik se në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama”. Bashkia e Tiranës bën me dije se në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës apo të këshillave të ish komunave, të cilat tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës, nuk ka shqyrtuar e as ka patur në plan ndonjëherë për të shqyrtuar një vendim të tillë”.

Me sa duket, ky reagim zyrtar i Bashkisë së Tiranës që në gusht 2015 nuk e ka ndalur Berishën të sajojë sërish të njëjtën shpifje në vitin 2016, 2017 dhe së fundmi, një ditë më parë. Është lehtësisht e kuptueshme se ky rast është sajuar me një ndërhyrje në hartën e Google, e cila bëhet lehtësisht duke vendosur emra apo togfjalësha si sugjerime. Pra, zyrtarisht në Google rruga me emrin “Edi Rama” nuk ekziston.

Harta e Google të cilës i referohet Berisha, ndryshime në të mund të bëjë kushdo

Sipas ligjit, emrat e rrugëve të qytetit vendosen ose ndryshojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Duke qenë se një vendim i tillë nuk ekziston, atëherë rrjedhimisht as rruga me këtë emër nuk ekziston.

Ama, i vetmi politikan që ka një emërtim rruge që ekziston me të vërtetë dhe zyrtarisht është vetë Sali Berisha. Prej disa kohësh, në Kamëz ekziston një rrugë e cila mban emrin e Berishës, e vendosur nga Xhelal Mziu dhe Këshilli Bashkiak i Kamzës. Për çdo rast, hidhini një sy tabelës zyrtare, ku rruga “Sali Berisha” kryqëzohet me rrugën “New York”.

Rruga Berisha në Kamëz

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Honglatero: 22/12/2018 19:00

    Berisha ose rruga e topm*tit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente