Gafa e re e Joe Biden, ngatërron Macron me ish-presidentin francez Mitterrand

Gafa e re e Joe Biden, ngatërron Macron me ish-presidentin francez Mitterrand

Emmanuel Macron dhe Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një fjalimi bëri një tjetër lapsus, duke ngatërruar presidentin francez, Emmanuel Macron, me François Mitterrand, ish-President i Francës që vdiq më 8 janar në vitin 1996.

Po ashtu, ai ngatërroi edhe Francën me Gjermaninë kur tha se Miterrand nga Gjermania i kishte thënë: “Amerika u kthye!”

Shtëpia e Bardhë më vonë publikoi tekstin e fjalimit në të cilin emri i Miterrand u ndryshua në Makro.

Biden është presidenti më i vjetër aktual i SHBA dhe gjatë funksionit të tij ka bërë një sërë gafash. Nëse ai rizgjedh këtë nëntor, ai do të mbushte 87 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin