Berisha nuk njeh as kandidatët e vet, gafat në Kavajë dhe Përmet (VIDEO)

Sali Berisha ka nisur takimet në kuadër të fushatës elektorale, por duket i papërgatitur pasi nuk njeh as emrat e kandidatëve të tij.

Një gafë e bëri dje nga bashkia e Kavajës pas takimit me mbështetësit e tij. Pasi uroi festën e Fiter Bajramit, Berisha nisi të fliste për zgjedhjet e 14 majit dhe kur po përmendte kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, në fakt po i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut.

Nuk dihet nëse Berisha është ngatërruar apo dinte vetëm emrin e Fisnikut, imazhin e të cilit nuk e kishte fiksuar. Ndoshta, ky është një tjetër rast ku kandidatin nuk e ka vendosur anëtarësia e PD-së në Kavajë, por Ilir Meta.

Edhe sot u përsërit e njëjta gafë gjatë një takimi të Berishës në Përmet. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar në bashkinë Përmet, Berisha ishte në foltore dhe po mbante fjalën kur po mundohej të kujtonte emrin, madje edhe ta lexonte, gjë që i mori disa minuta derisa tha emrin e Edmond Kominos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 22/04/2023 21:06

    Sa gjynah ka rrjedhje te pa riparueshme i shkreti. Cfar me i ber se** na duhet** edhe ca i shkreti ne fakt per ne hale te gomareve se per gje tjeter s'hyn ne pun,as pre pjes s'kerkohet.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 22/04/2023 17:41

    Po pse çuditeni o te dashur, sali berisha nuk e njihte as baxhanakun e vet qe i ra "deshmor" ne Gerdec,e keni harruar apo ju dhimset sali berisha i cili nuk po e njeh as illir meten qe dikur shanin e fyenin njani tjetrin deri ne familje por edhe kercenonin njani tjetrin me vrasje,kurse tash dalin bashk ne fushate, dalin se nuk njihen mes veti pra, ju eshte fshir truri, mjer ai shqiptar qe shifet me ta.

    Përgjigju
  • e drejta: 22/04/2023 13:57

    BANDIT ORDINER....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)