Suplementi hapet me intervistë të ambasadorit italian në Shqipëri Massimo Gaiani, i cili flet për marrëdhëniet italo- shqiptare, dhe pse Shqipëria mbetet një treg interesant për të ardhmen.
GAIANI: ITALIA, MIKE KRAH SHQIPËRISË NË 20 VITE RRUGËTIM MBRESËLËNËS
“Shqipëria ka kryer në këto 20 vitet e fundit një rrugëtim mbresëlënës dhe më pëlqen ta pohoj që Italia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugëtim”.
Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani flet qartë dhe hapur kur bëhet fjalë për bashkëpunimin mes dy vendeve. E sheh vendin tonë si një mundësi të mirë për të investuar në këtë kohë krize globale, por di të japë dhe këshillat e duhura për hapat që duhet të bëjë një sipërmarrës që vjen nga jashtë.
Në këtë intervistë për Shqiptarja. com ambasadori shpalos një situatë optimiste të marrëdhënieve mes dy vendeve duke e konsideruar Shqipërinë si një shans të mirë për investim.
Zoti Ambasador, 15 ose 20 vite më parë kur në Itali nisi fenomeni i zhvendosjes së sipërmarrjeve, Shqipëria shihej si shumë terheqëse nga shoqëri italiane dhe të rajonit të Puglia-s, sepse gjeografi kisht afër dhe me një krah pune të lirë. Sot është ende kështu?
Nuk më pëlqen termi zhvendosje. Parapëlqej të fl as për integrim prodhues. Në këtë këndvështrim, Shqipëria paraqet mundësi mjaft të mira për shoqëritë italiane të interesuara për të bashkëpunuar me shoqëritë vendase. Një partneritet ku shoqëritë tona dhe ato shqiptare mbështeten tek njëra-tjetra, duke u bërë në këtë mënyrë më konkuruese, duke forcuar dhe jo duke shkatërruar strukturat përkatëse, aftësitë prodhuese si dhe nivelet e punësimit. Do të doja gjithashtu të theksoja se kriza ekonomike globale ka vënë në lëvizje mekanizma të reja bashkëpunimi e në shumë raste e ka bërë të domosdoshme gjetjen e sinergjive me të tjera realitete prodhuese. Shqipëria paraqet përparësi të padiskutueshme, jo vetëm për kostot e krahut të punës dhe për cilësinë e lartë të saj, por edhe për njohjen e gjerë të gjuhës italiane, për taksën e sheshtë në masën 10%, për kostot e ulëta të transportit dhe për afërsinë gjeografike, që bën të mundur një planifi kim më fl eksibël të prodhimit duke lejuar kështu ndryshimin e sasisë së prodhimit në përputhje me ecurinë e tregut.
Nga ana tjetër, fenomeni i integrimit prodhues është në dobi të të dy palëve.
Shqipëria gjithnjë ka përfituar nga transferimi i kompetencave dhe i përvojave profesionale nga ana e sipërmarrjeve italiane të pranishme në Vend. Një rol të rëndësishëm këtu luan dhe mbështetja e komunitetit shqiptar në Itali, i angazhuar në sektorë prodhues nga më të ndryshmit që prej kohësh po karakterizohet nga një nivel i lartë sipërmarrjeje. Lidhur me këtë mund t’ju sjell një shembull: mozaiku që hijeshon kopshtin e Rezidencës së Italisë në Tiranë, është realizuar nga dy artizanë shqiptarë që kane punuar më parë në Itali e tanimë kanë çelur një sipërmarrje në Vlorë. Gjithashtu, ndoshta jo shumë persona janë në dijeni të faktit se numri i sipërmarrjeve të çelura në Itali nga shtetas shqiptarë ka arritur tashmë në 30 mijë. Edhe pse bëhet fjalë për sipërmarrje të vogla, kjo gjithësesi përbën një faktor tejet pozitiv si përsa i përket faktit se ndihmon në përforcimin e lidhjeve qe ekzistojnë mes dy Vendeve tona ashtu dhe përsa i përket transferimit të teknologjive prodhuese dhe profesionalizmit.
Cili është niveli i shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, cilët janë sektorët dhe mallrat që spikasin dhe cili është niveli i këtyre shkëmbimeve në vitet e fundit? Shkëmbimi tregtar mes Italisë dhe Shqipërisë është në nivele shumë të lartë, si në përqindje (35% e totalit të shkëmbimit tregtar të Shqipërisë) ashtu renditim atë të makinerive, të prodhimeve agro – ushqimore, të materialeve të ndërtimit si dhe ato të tekstileve dhe këpucëve. Në ecurinë e këtyre shkëmbimeve, një rol pozitiv ka luajtur edhe liberalizimi i vizave, që më në fund u dha mundësinë shtetasve shqiptarë të lëvizin lirisht duke sjellë për pasojë çlirimin e energjive pozitive. Në përgjithësi, Italia mbetet një ndër pikat më të rëndësishme të referimit për shtetasit shqiptarë, jo vetëm sa i shijeve, parapëlqimeve dhe destinacioneve turistike por dhe sa i përket zgjedhjeve për arsimim. Universitetet italiane janë ende ndër më të parapëlqyerat për studentët shqiptarë që vendosin të kryejnë studimet e tyre jashtë Vendit.
Ç’këshillë do t’i jepnit një sipërmarrësi italian që vjen për herë të parë në Shqipëri e që i duhet të vendosë nëse do të investojë ose jo?
Pikësepari të njihet me veçoritë e tregut shqiptar. Të tregohet i matur dhe të jetë i kujdesshëm sidomos me titujt e pronësisë, që përbëjnë pikat më të brishta të sistemit vendor. Shumë është bërë në Shqipëri në këtë drejtim por shumë punë mbetet ende për t’u bërë. Unë këshilloj të konsultohet me shoqata që veprojnë në fushëm e biznesit dhë të mbështetet në një studio ligjore në Shqipëri. Me rëndësi të madhe për çeljen dhe natyrisht suksesin e çdo aktiviteti është edhe gjetja e një partneri të besueshëm vendas. Këshilloj së fundmi sipërmarrësit e interesuar për të investuar në Shqipëri të mbështeten në stukturat që përbëjnë Sistemin Itali në vend, Zyrën Tregtare të Ambasadës si dhe zyrat konsullore.
Në ç’mënyrë kriza ekonomike italiane dhe greke po jep efektet e saj mbi ekonominë shqiptare?
Padyshim që dhe ekonomia shqiptare po e ndjen krizën globale. Nuk kishte si ndodhte ndryshe duke qenë se Italia dhe Greqia janë partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Gjithashtu, në Itali dhe në Greqi jetojnë komunitetet më të mëdha të diasporës shqiptare. Së fundmi po vërejmë një kthim nga Greqia të emigrantëve që kanë humbur vendet e punës atje e, përsa i përket Italisë, janë rrudhur ndjeshëm dërgesat si dhe është reduktuar ndjeshëm fl uksi i udhëtimeve nga Shqipëria. Nëse, nga njëra anë, këto fenomene mund të sjellin rritjen e papunësisë, nga ana tjetër, kthimi i emigrantëve mund të jetë në dobi të çeljes së nismave sipërmarrëse si dhe të rritjes së interesit ndaj bujqësisë. Edhe pse normalisht vëmendja e sipërmrrësve të huaj është kryesisht e përqendruar në sektorin e manifakturës dhe në atë të energjisë, do të doja të vija në pah sektorin e bujqësisë që, për mëndimin tim, është thelbësor për zhvillimin e Vendit. Ky sektor përbën një vlerë të shtuar dhe sjell investime prodhuese në sektorë të tjerë (turizëm, agro-ushqimor), duke bërë të mundur, në të njëjtën kohë, thithjen e punëtorëve të papunë për shkak të krizës. Zhvillimi i bujqësisë mbart gjithashtu efekte pozitive për mjedisin, cilësinë e jetës, ruajtjen e traditave. Për fat të keq, në Shqipëri parcelizimi i tokave bujqësore përbën pengesën kryesore të zhvillimit të bujqësisë.
Procesi i integrimit në Bashkimin Europian në ç’mënyrë do të ndihmonte sipërmarrjet (italiane apo shqiptare) që veprojnë në Shqipëri?
Së pari, përmes krijimit të një kuadri ligjor në përputhje me standartet europiane, pra më të sigurt e kryesisht më të qëndrueshëm për investitorët vendas dhe të huaj. Procesi i integrimit europian do të përmirësojë klimën sipërmarrëse e do të përforcojë parashikueshmërinë e sistemit ligjor ekzistues, tipar i domosdoshëm për të garantuar investimet. Procesi i përbashkët i integrimit europian do të ndihmojë edhe tregjet e Vendeve të Ballkanit Përëndimor për një integrim më të plotë duke e larguar kështu përfundimisht nga ajo paqëndrueshmëri që shpesh ka qenë një pengesë për zhvillimin.
Si e shihni të ardhmen e ekonomisë në rajon, a ka sinjale përmirësimi në horizont?
Shpresoj që pasojat e krizës të jenë tashmë drejt fundit dhe të mund të flasim shpejt për përmirësim. Megjithatë, kemi parë se si vështirësitë mund të jenë një shtysë për të gjetur tregje ose forma të reja bashkëpunimi. Unë besoj në zhvillimin e integruar të tregut të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka një pozicion dhe një rol strategjik në këtë proces: është një portë hyrëse drejt të gjithë rajonit, në kuadër të të cilit mbart një rol absolutisht qendror. Shqipëria ka bërë përparime në infrastrukturë, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qarkullimit të mallrave mallrave dhe gjatë viteve të fundit ka shfaqur prirjen ndaj eksportimit, kërkimit të konsumatorit edhe jashtë territorit kombëtar. Italia ka mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim me fonde për infrastukturën, si për rrjetin rrugor ashtu edhe për rrjetin e shpërndarjes së energjisë, në dobi të ndërlidhjes së Shqipërisë me Vendet e tjera fqinje. Për të përfi tuar sa më shumë nga këto mundësi është thelbësore të përmirësohet klima e biznesit, të ulet pesha e burokracisë dhe të forcohet shteti i së drejtës. Me pak fjalë, duhet ndjekur me vendosmëri rrugëtimi europian, duke realizuar ato reforma që Europa kërkon por që janë të domosdoshme për zhvillimin e Vendit dhe për ta bërë atë sa më konkurues.
Shkurtimisht, si mund t’i përshkruani marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë?
Në njëzet vitet e fundit Shqipëria ka bërë një rrugëtim mbresëlënës. Më vjen mirë të theksoj se Italia e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë në këtë rrugëtim duke dhënë kështu ndihmesë në arritjen e rezultateve të rëndësishme. Bëhet fjalë për një përpjekje të përbashkët në të cilën kanë qenë të angazhuara shumë Administrata publike italiane, pothuaj të gjitha Qarqet tona si dhe të tjera realitete vendere. Janë realizuar marrëdhënie të rëndësishme si dhe janë kryer lidhje të qendrueshme e afat gjata me kundërpalën shqiptare praktikisht në të gjithë sektorët: siguri, luftën ndaj krimit të organizuar, forcat e armatosura, zhvillimin ekonomik, kualifi kimin e Administratës publike, bashkëpunimin universitar, kulturor e shkencor. Të shumta kanë qenë dhe veprimet e përbashkëta për të lehtësuar procesin e tranzicionit të Shqipërisë drejt një ekonomie tregu plotësisht të integruar në Europë. Kooperacioni italian për zhvillim ka luajtur një rol të rëndësishëm me një angazhim tërësor burimesh të akorduara, të barazvlefshme këto me më shumë se 650 milion eudo si dhe me të tjera nisma ne vijim që kapin shifrën prej 300 milion euro, shifër kjo që e rendit Italinë si donatorin e parë dypalësh. Falë një programmi të të detajuar financimi kredie të butë në dobi të sipërmarrjeve të vogla e të mesme shqiptare si dhe të një programmi në sektorin e bujqësisë, jemi donatorët kryesorë në mbështetje të sektorit privat. Gjithësesi do të ishte e mangët të vinim theksin vetëm në aspektin publik: po kaq i rëndësishëm ka qenë e vazhdon të jetë mbështetja ndaj sektorit privat i cili ka dhënë ndihmesë në arritjen e një niveli të lartë integrimi mes dy sistemeve prodhuese. Nisma juaj e jashtëzakonshme për botimin e një suplementi kushtuar marrëdhënieve dypalëshe, inkuadrohet në mënyrë të përsosur në shumllojshmërinë dhe kompleksitetin e këtyre marrëdhënieve si dhe dëshmon për qëndrueshmërinë dhe intensitetin e tyre.
Në suplementin e FATTORE ITALIA do të lexoni më shumë:
INTESA SANPAOLO BANK: Deri tani 32 filiale ne te gjithe vendin
ALITALIA, Marco Quagliarella: Shton fluturimet në Shqipëri
SPITALI “SALUS”: Në Tiranë sjellim mjekësinë etike italiane
PETROLIFERA, BORGHESI: Te punosh me naftën duke respektuar mjedisin
MARINA E ORIKUMIT, Alfio Giorgi: "Lundrimi" ynë drejt tregut të luksit