TIRANË- Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, sot në ditën e tretë të Javës Italiane, e përqendroi fjalën e tij në barrierat doganore dhe ligjore për investime në vendin tonë.

“Për sa i përket temës së tatimeve kemi vënë re largim nga një sezon penlitetesh, gjobash dhe kalim në rregulla që janë të qarta. Ne presim të shohim edhe një projektligj mbi TVSH dhe një sërë problemesh të tjera”, tha ambasadori në një konferencë për mediat. 

Ambasadori italian theksoi se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme janë “baza ekonomike në Shqipëri”.
 
Ai përmendi shembullin e sektorit të fasnonerisë si një ndër sektorët që mundëson hapjen e shumë vendeve të punës.

“Vlen edhe çështje e rëndësisë së sektorit të fasonerisë sepse ky sektor krijon vende punë që janë të domosdoshme në këtë moment kur kriza ekonomike godet, ndoshta më pak Shqipërinë. Italia ka interes të bashkëpunojë me Shqipërinë, se ndoshta edhe vetë kriza na jep oportunitete më të mëdha. Po ashtu është e qartë nga shprehja e qartë e interesit duhet kaluar në veprime konkrete",- nënvizoi Gaiani. 

“Gjatë këtij muaji kam takuar operator italianë, që kam marrë informacione për tregun këtu. Dhe mendoj se të gjithë kemi të njëjtin propozim. Pika e parë është rregulla të qarta. Presidenti i senatit italian, Pietro Grasso, e tha të qartë se kjo është pika e qartë për të bërë një plan biznesi dhe të investohet më qartësi.

Qeveria na shpjegon shpesh që kemi një sistem gjyqësor të pavarur që jo shpesh i përgjigjet sugjerimeve të qeverisë dhe për këtë arsye janë të nevojshme rregulla të qarta që do të lehtësonin punën e sipërmarrësve.

'Besoj se legjislacioni i sektorit të fasoneritsë, është një shembull i mirë për sektorët e tjerë sepse rregullohen një sërë elementesh të rëndësishme për një vendim të investitorëve", - u shpreh ambasadori italian.
 
"Për sa i përket çështjeve doganore, drejtoresha Spiropali i njeh mirë kërkesat për procedura të përshpejtuara dhe kontrolle të gjatë fizike",- tha ai.

"Elementi i dytë është ai që ka të bëjë me thjeshtimin e proceduarave. Koncepti është ai i krijimit të një sporteli të vetëm për ata që duan të investojnë. Ata nuk dëshirojnë të humbasin kohë duke shëtitur nëpër zyrat e ministrive. Përvoja italiane në këtë pikë mund të merret si shembull",-sugjeroi ambasadori.

Ndërsa drejtoresha e Doganave , Elisa Spiropali premtoi se do të ndërmerren të gjitha hapat për eliminimin e “zinxhirit të burokracive”. “Ne jemi të vetëdijshëm se shpesh ky zinxhir i burokracive krijon pengesa për investimet”, tha Spiropali. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)