VLORE- Për të dytin vit radhazi “Konsullata e Përgjithshme e Italisë” në Vlorë mbrëmjen e së dielës organizoi eventin festiv “Gala Italia 2014” në portin e Jahteve ne Orikum.
Ky aktivitet, këtë vit vjen edhe në kuadrin e marrjes së Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Italia.
I Pranishëm në këtë event ishte edhe ambasadori Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, i cili ndërsa shtoi se Italia do vijoj të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian, premtoi se këtë vit vendin tonë do ta vizitojnë personalitete të larta të shtetit fqinj.
“Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit në familjen Europiane.
Ministrja e Jashtme e Italisë do të jetë në Tiranë në 25 korrik për të dëshmuar mbështetjen që Italia do të japë Shqipërisë në proçeset integruese.
Shpresojmë të kemi edhe kryeministrin por ende nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim”,-është shprehur Gaiani.
Pyetjes nëse politika Italiane ka ndërmarrë hapa për të sjellë bisnesin Italian në Shqipëri, Gaiani i dha këtë përgjigje.
“Ka interes të madh për tregun shqiptar, ndërsa së bashku me klasën politike në vendin tuaj po punojmë të krijojmë kushtet optimale që ky interes të kthehet edhe në punë konkrete.
Jam i sigurt se shumë shpejt Shqipëria do të futet në optikën e të bërit biznes”,-ka vijuar Gaiani.
“Gala Italia 2014 ” solli një mbrëmje të mbushur plot me modë dhe muzikë. E ftuar speciale në këtë event ishte këngëtarja Ilaria Porceddu, e cila ka marrë pjesë në edicionin e parë të X-Factor Italia dhe në Festivalin Sanremo Giovani.
Moda u përfaqësua nga firma “Rossorame”, një brand i ri, i cili në pak kohë ka arritur të ketë sukses në Itali dhe në vende të tjera të botës ku kanë prezantuar krijimet e tyre.
Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të diplomacisë perëndimore, drejtues të pushtetit lokal dhe vendore si dhe dashamirës të artit dhe modës.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02