Gala, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj fiton ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Gala, vajza e talentuar e artistit shqiptar Robert Aliaj ka fituar vendin e parë në “The Voice Kids” në Belgjikë mbrëmjen e sotme.

Ajo erdhi në finale me këngët e famshme “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele”, duke mahnitur me zërin e saj të vecantë.

Ajo arriti të fitonte zemrat e të gjithë publikut dhe jurisë që në audicionet e fshehta. Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt antarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Rruga nuk ishte shumë e lehtë për Gala-n mes shumë artistëve të talentuar, por në fund ajo arriti që të rrëmbente trofeun e The Voice Kids” në Belgjikë.

Momenti i fitores në "The Voice Kids"

E.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Jola: 12/09/2020 10:31

    Urime Gajes pac re hapur rrugen drejt suksesit. Urime dhe mamit e babit.

    Përgjigju
  • Artisti: 12/09/2020 04:38

    Bravo i qofte. Nga artisti del artist, dardha bie nën dardhe. Suksese te metejshme vajzes. Urime edhe prinderve. Nuk ka kenaqesie te madhe se sa te shikosh femijen te suksesshem.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Sot Kumbulla sfidon Ibrën, pritet spektakël Milan-Roma! Juventusi ngec sërish!