“Yjet” e La Ligas po përgatiten për të zhvilluar një tjetër sezon emblematik. “Galaktikët” që bëjnë të lëvizë globi, do dhurojnë pa dyshim emocione unike. “El Clasico”, tashmë me yje të rinj, do të “gozhdojë” para ekranit tifozët e sportit më të dashur në planet, në çdo cep të botës.
Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal janë gati të marrin skenën, për t’u bërë idhujt e epokës së re të futbollit. E të gjithë yjet do të bashkohen në Digitalb, që nga 15 gushti, në një sezon që do të jetë i paharrueshëm.
Në SuperSport nuk do të mungojnë djemtë kuqezi, Ivan Balliu me Rayo Vallecanon e tij, apo dhe Myrto Uzuni, i cili do provojë të rikthejë Granadën në elitën e futbollit spanjoll. Pjesë e rrugëtimit në SuperSport do të jetë edhe “bomber” Vedat Muriqi e Mallorca e tij.
Rekordmenët e Barcelonës, Realit të Madridit e Atleticos do ndezin një sezon që premton shumë, e SuperSport/DigitAlb do të mundësojë që të mos mungojë asgjë nga kampionati më magjik i futbollit europian, që të gjithë shqiptarët ta shijojnë javë pas jave, duke nisur nga mesi i muajit të ardhshëm.