Galeria FAP, protestë me art
dhe modë ndaj ndotjes globale

Galeria FAP, protestë me art <br />dhe modë ndaj ndotjes globale
TIRANE - Në galerinë FAP është hapur ekspozita "Proces 2012", realizuar me punime të atelierit të Tekstilit dhe Modës dhe Fakultetit të Arteve të Bukura Tiranë. Janë prezantuar 12 studentë të cilët kanë përdorur mjaft fantazi për të bërë imazhe veshjesh me të gjitha materialet, të cilat një ditë përfundojnë si hedhurina në koshat e plehrave.

Ato janë bikerina vezësh, rrjeta që rrethojnë objektet në ndërtim e sipër, letra reklamash, doreza mjekësh, kunja dhëmbësh, copa thasësh e shumë objekte që flaken nga konsumatorët ritmikisht dhe vend e pa vend në të gjithë globin. Këto objekte janë jetësuar në realizime fantastike të prurjeve stilistike në botën e modës, por ndërkohë mbartin një mesazh shumë të qartë për të vetëdijesuar njerëzit se mes kësaj rrëmuje gjigante qeskash, rrjetash e materialesh të letrës e plastike ka një dorë që vendos të bëjë më të mirën.

Studentët kanë bërë një performancë interesante që nxit jo vetëm fantazi në botën e modës, por edhe në botën e arteve figurative. Çdo pamje e ekspozuar në këtë ekspozitë është befasuese për vizitorët. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 6 qershor.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje