Në saj të këtij bashkëpunimi GKA dhe artistët shqiptarë do të bëhen pjesë e shkëmbimeve artistike e kulturore, të cilat do të realizohen përmes ekspozitave të anasjella në të dy muzetë, por edhe rezidencave artistike.
Drejtori i Muzeut të Artit “Ningbo”, Z. Han shprehu kënaqësinë e tij, por edhe në emër të publikut tepër të interesuar kinez mbi ekspozitën që do të përfaqësojë artin shqiptar në këtë muze.
Ndërsa Artan Shabani është shprehur se “Bashkëpunimi i Galerisë Kombëtare të Arteve me Muzeun e Artit “Ningbo” në Kinë ka si qëllim dhe do të shërbejë për trajnimin e restauratorëve në teknika të ndryshme, si letra, druri, apo pëlhurat, teknika të zhvilluara nga restauratorët kinez, por ende në një stad inferioriteti në vendin tonë.” Vizita e punës e Drejtorit të GKA në Ningo, u krye në kuadër të një bashkëpunimi që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Kinë ka nisur me qytetin e Ningbo, një nga provincat më të zhvilluara në Kinë sa i takon industrisë dhe ekonomisë.
Shkrimi u botua në numrin sotëm të gazetës "Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)