Galeria Kombëtare i hap dyert
artit abstrakt të Gent Korinit

Galeria Kombëtare i hap dyert<br />artit abstrakt të Gent Korinit
TIRANE - Një pikturë komplekse, të cilën publiku ka nevojë ta ndjejë për ta kuptuar më mirë. Kjo ka qenë ndoshta shtysa e drejtuesve të Galerisë Kombëtare që i hapën dyert artit abstrakt të Gent Korinit. Drejtori Rubens Shima ka pohuar dje në një konferencë për shtyp se ekspozita e parë personale e Korinit “përkon me çeljen e parë të ekspozitës së artit abstrakt në Galerinë Kombëtare”.

Drejtori Shima nuk ka nguruar që ta evidentojë këtë ekspozitë si “ngjarje për artin shqiptar”. Në orën 16.00 të mbrëmjes ekspozita pati një lumë vizitorësh, si për të vërtetuar etjen për zhanrin e veçantë të pikturës. Ekspozita e parë personale e artistit në GKA përmbledh një cikël të fundit pikturash abstrakte.

Elementet përbërëse që shquhen në pikturën e Korinit përfaqësojnë, herë format të abstraksionizmit gjeometrik të Mondrian-t, Deloney-t, Newman-t, herë detaje të konstruktivizmit të Malevich-it, Rodchenko-s, Stella-s, etj..

Vizatimi i tij konstruktivist i lidhur ngushtë me shijen  e rrallë që ka për ngjyrat vetë piktori, ka joshur mbrëmë vizitorët. Genti Korini është pjesëmarrës në disa ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare. Vitet e fundit ai është ndër artistët që nuk ka munguar edhe në konkursin mbarëkombëtar “Onufri”.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 22 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit