Galeria Kombëtare, italiani Daniele
Capra zgjidhet kuratori i Onufrit

Galeria Kombëtare, italiani Daniele <br />Capra zgjidhet kuratori i Onufrit
TIRANE - Galeria Kombëtare e Arteve ka njoftuar sot se Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore ‘Onufri’ 2012 ka vendosur të zgjedhë kurator të ekspozitës zotin Daniele Capra, kurator dhe kritik arti nga Italia.

Daniele Capra (i lindur në vitin 1976) është kurator i lirë dhe gazetar arti. Ai ka kuruar mbi 50 ekspozita në Itali, Francë, Republikën Çeke, Gjermani, Izrael, duke bashkëpunuar me institucione si: Dena Foundation, Paris; Muzeu i Zoologjisë dhe Anatomisë së Krahasuar në Bolonja; Dolomiti Contemporanee; Fondazione Galleria Civica në Trento, City of Milan, Itali; Muzeu Dada në Haifa,Izrael; Festivali i Artit Bashkëkohor, Tina-B në Pragë, Republika Çeke.

Ka kuruar aktivitetin e përvitshëm ‘Çmimi i Artistit të Ri Evropian, Trieste Contemporanea’ në vitet 2008 dhe 2009 si edhe ka qenë anëtar i jurisë së Çmimit Onufri në Tiranë në vitin 2008. Ekspozita e “Onufri 2012” do të çelet më 24 dhjetor.

(Dh.h/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi