Galeria Kombëtare boton albumin
“Realizmi Socialist Shqiptar”

Galeria Kombëtare boton albumin<br />“Realizmi Socialist Shqiptar”<br /><br>
Arti i Realizmit Socialist pas rënies së komunizmit ka qenë në tehun e kritikës, herë për mohimin e vlerave dhe herë për mbivlerësimin. Për të hedhur dritë mbi debatet, Galeria Kombëtare e Arteve boton një album studimor mbi femomenin e Realizmit Socialist.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani, u shpreh se botimi i albumit “Realizmi Socialist Shqiptar” është synuar që në fillimet e punës drejtuese. " Është shumë e rëndësishme që galeria të ketë botimet e veta të ketë, atë axhendën, atë memorien institucionale, sepse katalogu është shumë i rëndësishëm, dokumenton po atë memorien institucionale dhe nuk përfundon siç themi një ekspozitë ka jetën e vet, tre javë, dy muaj apo qoftë dhe gjashtë muaj".

Autor i librit Ermir Hoxha, foli për rrugën që ka kaluar arti nën diktaturën komuniste, duke e konsideruar titanike përballjen e artistëve me pushtetin. Gazmend Leka, edhe pse vetë është një piktor modern, thotë disa argumente që i sheshojnë debatet për vlerat e artit të realizmit socialist.

"Po të më pyesësh mua thellësisht brenda, çfarë janë bërë ndarjet e mëdha qoftë të realizmit socialist, kubizmit realizmit, popartit etj etj, gjithmonë i kam konsideruar si semaforë në një qyeteti ku një turist shikon semaforë, për të udhëhequr, për artistët këto semaforë nuk kanë nevojë fare, se artistët fluturojnë, se artisti ka tjetër vizion për atë, kështu që për mua në këtë kuptim artisti ka më shumë rëndësi artisti ka thelbi i krijimit".

Ishin të pranishëm edhe artistët e mëdhenj si Zef Shoshi, Skënder Kamberi e Muntaz Dhrami. Zef Shoshi, piktori më i gjykuar nga opinioni për veprat për Enver Hoxhën shprehet për Report TV se nuk e ka pasur të lehtë jetën pas rënies së diktaturës.

"Ndërkohë që Salih Shijaku kishte bërë shtatoren Enver Hoxhës bashkë më Shaban Adërin e zuri frika dhe iku në Itali, se mos e ndëshkonin, une nuk pata ndonjë reagim, isha i qetë. Tani që kalojnë vitet sqarohen gjërat më mirë, se menjëherë pas ndërrimit të pushtetit shikohenin gjerat në mënyrën politike.

Kuptohet ne në ata rrethana kemi qenë të detyruar të mos kundërshtonim regjimin pavarësisht mendimit të ndryshëm që mund të kishim, por përsëri nuk mund të them që Enver Hoxhën nuk e kam dashur, se një farë simpatie e kam pasur, pavarësisht mendimeve të ndryshme që na bluanin në kokë. Nuk mund të them që e kam urryer" deklaroi ai.

[gallery]24319[/gallery]

Përmbajtja e katalogut
“Realizmi Socialist Shqiptar” është një botim i bazuar në fondin e GKA dhe ne fondet e koleksionistwve të njohur, i cili vjen në formën e një studimi mbi këtë fenomen të artit figurativ shqiptar. Katalogu është i pari i cili përshin një spektër kaq të gjerë të veprave të realizuara në periudhën 1945 -1990.

Ky katalog është i rëndësishëm për periudhën në të cilën është zhvilluar ky art, i ndërtuar mbi analizën e disa prej mediumeve më të rëndësishme ku ai u përqendrua dhe synon të hedh dritë për të kuptuar më mirë një nga periudhat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Piktori Gazmend Leka, njëkohësisht edhe reçensues shkencor i katalogut e vlerësoi botimin e katalogut të vlefshëm jo vetëm për artistët, por edhe studentët:“Është një katalog serioz dhe i plotë dhe vjen si një vlerë e shtuar në të gjitha botimet kushtuar artit figurativ në Shqipëri. E përgëzoj Ermirin për punën e bërë. Nuk mendoj se është shterues dhe kjo është e mira e artit, pasi më herët kanë shkruar, mund të vazhdojnë të shkrujnë. Ky është terren i cili është shumë i rëndësishëm për të gjithë artistët, por më vjen mirë që do të mund ta shfrytëzojnë edhe studentët e arteve pamore.”

Autori i studimit Ermir Hoxha shpjegoi në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e katalogut: “U mendua që në fillim që katalogu të botohej me një tekst të gjatë studimor dhe të bazuar vetëm në imazhe.

Unë doja që studimi të ishte pjesa e parë dhe e rëndësishme e botimit, ai që do të shpjegonte fenomenin dhe që mer përsipër të tregojë formatin shqiptar të një fenomeni ndërkombëtar. Jam shumë i lumtur që jeni sot këtu dhe falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan për këtë katalog”, tha Hoxha

Botimi me 256 faqe përfshin 315 imazhe të veprave natë 151 artistëve.

Ky katalog është i rëndësishëm për periudhën në të cilën është zhvilluar ky art, i ndërtuar mbi analizën e disa prej mediumeve më të përdorura ku ai u përqëndrua dhe synon të hedh dritë për të kuptuar më mirë një nga periudhat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari