Galeria Kombëtare e Arteve në 'Gjumë' , ende pa kalendar artistik

NGA VALERIA DEDAJ 

Galeria Kombëtare e Arteve deri më tani nuk ka prezantuar asnjë risi për vitin 2019-të. Nuk dihet asgjë për kalendarin artistik. Artistët e arteve pamore e kanë ngritur këtë shqetësim gjatë gjithë vitit që lamë pas, duke e konsideruar të pamundur ekspozimin e veprave të tyre në këtë institucion. Në 2018-të u prezantuan vetëm dy ekspozita

Ka kaluar më shumë se një muaj nga fillimi i vitit 2019-të, por Muzeu i Arteve të Bukura (ish- Galeria Kombëtare e Arteve) akoma nuk ka njoftuar për asnjë zhvillim artistik. Gjatë vitit që lamë pas,  gjatë 12 muajve ky institucion hapi vetëm dy ekspozita, atë të Edi Hilës dhe të Flaka Halitit. Ndërsa solli edhe koleksionin e Ruth Wolf Rehfeldt.  Kjo bëri që shumë artistë të arteve pamore, të shprehin pakënaqësitë e tyre, për mungesën e kalendarit artistik, por edhe për “mbylljen”, që drejtori Erzen Shkololli i ka bërë të vetmit institucion kombëtar për artet pamore, në fondin e të cilit ruhen rreth 5000  vepra arti. Piktori Orion Shima shprehet se GKA është në letargji 

 “Problemi nuk është vetëm si ndikon tek artisti, besoj se tek çdo artit mungesa e hapësirave krijon problemave. Artisti ka nevojë që të tregojë punën, brenda asaj kohe që është e arsyeshme. Ndryshe të prodhosh pikturë në studio edhe mos ta ekspozosh kurrë, është si një pikturë që nuk ka ekzistuar kurrë. Në këtë aspekt shikoj një mungesë të hapësirave, të sallave edhe galerive private që nuk ekziston. Sa u përket Galerisë Kombëtare mendoj se është në një letargji që presim që të zgjidhet, por akoma nuk e dimë se çfarë do të ndodh”. 

Orion Shima, piktor

 

Vet Shima, disa herë fitues i “Onufrit” nuk mund të mos ndalte edhe në mbylljen e këtij konkursi ndërkombëtar, duke e cilësuar një mundësi më pak për brezin e ri

 “Jam i keq-ardhur. Megjithatë si një pjesëmarrës, fitues disa herë i tij dhe si një pedagog që ndjen se çfarë ndodh me brezin e ri, sigurisht që është hequr një mundësi shumë e mirë për artistë të rinj, që do t’i bënin mirë publikut edhe do të pasuronin skenën e artit shqiptar”.  

Orion Shima, piktor

 

ReportTV disa herë ka kërkuar që të intervistojë drejtorinë e Galerisë Kombëtare për të mësuar më shumë për platformën për të cilën u shpall fitues para një viti, apo edhe atë çka mendohet realisht të ndodh me këtë institucion. Përgjigjja që ka marrë është: Do të përgjigjemi kur të jemi gati!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim