TIRANE- Një kompozim shumë delikat, i titulluar “Përgatitja për dasmë”, me përmasa 1.20 metra x 1 metër, pikturë e bërë nga mesi i viteve ‘30, kur Sadik Kaceli (1914–2000)studionte në Paris, u ekspozua për herë të parë mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
“Përgatitja për dasmë”, nuk është e vetmja pikturë e panjohur e Sadik Kacelit, por në ekspozitën “Sadik Kaceli- Retrospektivë”, që u çel mbrëmë në Galerinë Kombëtare të Arteve, ishin disa vepra që ekspozoheshin për herë të parë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 16 Nëntor 2014. Ndër veprat e panjohura janë “Përgatitja për dasmë”, një pikturë e çmuar për vlerat e rralla artistike, pjesë e koleksionit familjar.

Kjo ekspozohet për herë të parë në atdheun e piktorit, krahas “Vallja e Napolonit”, një pikturë tepër delikate, gjithë dritë e gëzim; “Peizazhi i Himarës” një pikturë e vjetër, dhe ndër të tjera më mbresëlënësja, piktura e tij e fundit që nuk arriti dot ta përfundojë: një pemë që po lulëzon, e disa degë që mungojnë “duke pritur” përjetësisht dorën e piktorit që nuk jeton më.

Mes pikturave të panjohura është edhe një portret shumë i bukur i mbesës së vet në fëmijëri, Dizit. Të panjohura janë edhe disa akuarele, disa peizazhe, që të marra së bashku janë një “thesar” me vepra, që ende nuk janë njohur e studiuar në korpusin e krijimtarisë së këtij piktori të shquar të traditës.
/Shqiptarja.com