Administratori i ekipit të Milanit Adriano Galiani ka siguruar se trajneri Masimiliano Alegri nuk do të shkarkohet, pavarësisht rezultateve në ndeshjet e fundit.

Atëherë kur të gjithë menduan që Milani doli nga kriza, barazimi me Parmën në "Tardini" riktheu edhe njëherë fantazmat e krizës. Java në vijim do të jetë mjaft vendimtare për të ardhmen e teknikut, pavarësisht deklaratave të Galianit.

Milani do të ndeshet në mesjavë me Zenitin në Champions League dhe në fundjavë e pret derbi. Galiani ka besim që Milani do të reagojë edhe pse nuk do të jetë shumë e lehtë. " Në fundjavë humbëm dy pikë me Parmën, pasi mund të kishim fituar. Zeniti është një ekip shumë i fortë, por në do të luajmë për të fituar, pas barazimit me Andërletin.

Kam besim që do të kthehemi te rezultatet pozitive" shprehet Galiani. Paçka, administratori jep siguri për teknikun, pankina rrezikohet nëse nuk merr një rezultat pozitiv me Zenitin.

(d.b/shqiptarja.com)