Adriano Galliani ka sqaruar situatën e Milanit përsa i përket merkatos duke e nisur nga reparti i sulmit. "Balotelli është super ylli i skuadrës tonë, i pashitshëm.

Mario dhe Pazzini nuk do të largohen ndërsa me El Sharauin më duhet të bisedojë kur të kthehet nga Brazili. Nëse do të largohet një sulmues i dytë atëherë do të mendojmë për afrimin e ndonjë lojtari të ri.

Për Boateng nuk ka asnjë ofertë ndërsa për Robinhon duhet të presim pasi merkato në Brazil në këto momente është e bllokuar. Për Hondan të shikojmë se çfarë do të ndodhë.

Mund të them se për momentin nuk kemi asnjë parakontratë. E sigurt është se për të afruan lojtarë të rinj duhet të bëjmë edhe largime” përfundoi Galliani.



d.b/shqiptarja.com