Juventusi është eliminuar nga Champions League pas humbjes përballë Gallatasarait në Turqi me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Shnajder në minutën e 85’ duke nxjerrë jashtë italianët.

Ndeshja filloi në minutën e 31’ pas ndërprerjes mbrëmë për shkak të reshjeve të dëborës. Pas ndeshjes, që i dha të drejtë Gallatasarait të vazhdonte më tej, Conte u shfaq i inatosur duke ia vendosur fajin fushës, pasi ishte sipas tij n ë kushte të këqija.

“U përpoqa që të shtyhej takimi. Bëmë një mbledhje me delegatin e UEFA-s, por askush s’na dëgjoi.

Mancini vetë tha se ishte e rrezikshme për lojtarët që të luhej në një terren të tillë, por gjyqtari u përgjigj se e rrezikshme ishte dje, jo sot.

Me luajtjen e kësaj ndeshjeje në të tilla kushte, jemi penalizuar jashtë mase. Është një eliminim, që për mendimin tim s’është i drejtë” tha ai.

Ndërsa Mancini u shfaq më i ftohtë duke deklaruar se e merituam kualifikimin. "Mendoj se e merituam kualifikimin pasi u treguam më agresivë se Juventusi.

Ishte e vështirë të luaje në këto kushte futboll dhe mbase ishte më mirë që të mos luhej për futbollistët. U treguam në lartësinë e situatës dhe pa dyshim, patëm edhe pak fat" përfundoi ai.

Në ndeshjet e natës së dytë, u kualifikuan Barcelona, Milani, Arsenal, Dormund, Çelsi, Shalke, Atletiko, Zenit. Barceloan fitoi 6 – 1 përballë Celtic,

Milani arriti të ruante barazimin me Ajaksin 0-0, Napoli fitoi 2-0 me Arsenalin, por nuk i mjaftoi, pasi Dortmundi fitoi 1-2 me Marsejën.

Celsi me Shalken fituan duke kaluar më tej, ndërsa Atletiko dhe Zeniti janë dy ekipet e fundit që kalojnë.

Nga Italia është Milani, ekipi i vetëm që ruan nderin e ‘axurrëve’ që kalon më tej, pas skualifikimit të Juves dhe Napolit.