Largimi i Gallianit vjen pas perplasjeve me Barbara Berlusconin dhe kritikave qe ka bere vajza e Silvio Berlusconit për epokën Galliani tek Milani.Largimi përfundimtar do të bëhet pas ndeshjes ndaj Ajax:”
“Me apo pa akordin për pjesën e mbetur të kontratës unë jap dorëheqjen për një cështje të drejtë .Jam dakord me ndërrimin e brezave por një gjë e tillë duhet të bëhet me elegancë dhe jo në këtë mënyrë ka thënë Galliani një nga njerëzit më të fuqishëm në menaxhimin dhe drejtimin e Milanit.
Nën drejtimin e Gallianit Milani fitoi gjithcka por kritikat nuk munguan nga Barbara Berlusconi nga ajo që vitet e fundit rrinte në krah të Gallianit në tribuna.Rrëfimin e tij për agjensinë e lajmeve ANSA Galliani e mbyll duke sqaruar se kritikat e padrejta të bëra në dëm të tij I kanë prishur edhe imazhin.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)