Protestuesit në Hong Kong kanë ndërtuar katapulta të stilit mesjetar dhe bomba artizanale për tju përgjigjur policisë ndërsa dje dhuna shpërtheu nëpër kampuset universitare të qytetit.
Në pritje të intensifikimit të përleshjeve me policinë, studentët protestues , të veshur me maska dhe kondragaz, kanë ngritur kulla vrojtimi dhe barrikada.
Autoritetet e vendit kanë mbyllur shkollat ndërsa policia i ka cilësuar kampuset univestitar si ‘fabrika të armëve.
Përgjatë javës demonstruesit e armatosur me harqe lëshuan shigjeta flakëruese nga Universiteti i Hong Kongut drejt forcave të policisë ndërsa Kina ka kërcënuar do të dërgojë trupa për t'u marrë me dhunën e përshkallëzuar.
Klima e tensionit është skalitur pasi një polic derdhi plumba mbi një demostrues të ri i cili ndodhet në rrezik për jetën kurse një tjetri iu vu zjarri duke u kthyer në pishtar njerëzor.
Përkeqësimi i situatës duket se ka qënë duke pjekur për një kohë të gjatë dhe shkon shumë larg çështjeve që lidhen me përplasjen me Pekinin për ligjin e akstradimit.