TIRANË, 22 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Përfundon në barazim 2-2, ndeshja mes Gjermanisë dhe Ganës, e vlefshme për turin e dytë e të grupit "G", të kampionatit botëror të futbollit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Castelao", të fortalezas dhurojë mjaft emocione sidomos në pjesën e dytë kur dhe u shënuan të katërt gola.
Pjesa e parë ishte më shumë një lojë skematike e skuadrave që studian njëra tjetrën dhe rrezikuan pak, për të mos thënë aspak. Të vetmet raste të cilat mund të vecohen në pjesën e parë janë ato të minutës së 38' dhe 43' kur Gotze dhe Muller do të drithëronin portën e Ganës. Pjesa e dytë do të niste më me vrullë skuadat ishin më të hapura në fushë dhe tentuan gjtihcka për gjithcka.
"Festivalin" e golave e hapën Gjermanët vetëm 6 minuta pas fillimit të pjesë së dytë. Mario Gotze do të shfrytëzon një kros të ardhur nga e djathta e sulmit Gjerman dhe shtyu me çdo pjesë të mundshme të trupit topin drejt portës, me fytyrë, me gju, e me këmbë duke kaluar përpara tre herë kampionët e Botës. Gëzimi i palzerave do të zgjaste fare pak minuta. Trajneri Appiah nxorri Boateng dhe hodhi në fushë Andre Ayew. Ganezi më t'u futur në lojë me 1.76 metrat e tij kërceu mbi gjigantët gjermanë, gjatë një aksioni të afrikanëve duke i dhënë një ritëm tjetër takimit dhe duke shtangur gjermanët me golin e barazimit në minutën e 54'.  
Vrulli i Ganezëve do të përkulte sërish Gjermanët. Në minutën e 63' si pasojë e një gabimi të kapitenit Lahm, që pa topin t'i vidhej nga Muntari. Ky i fundit shërbeu për Gyan Asamoah, që shkundi portën e pancerave. Pas këtij goli, tekniku Loew futi në lojë Schweinsteiger e Klosen, ky i fundit do të hynte në histori, duke kapur rekrodin që mbante Ronaldo Braziliani, për numrin e golave të shënuar gjatë finaleve të botërorit të futbollit.  Në minutën 71' Klose në topin e parë që prek shënon edhe golin e barazimit për europianët, duke e cuar rezultatin 2-2, që do të ishte dhe rezultati final  I takimit.
Në planin personal, ky do të ishte dhe goli I 15-të i Kloses në finalet e botërorit, po aq sa edhe Ronaldo, tashmë I mjafton vetëm një gol për të qenë i vetëm në krye të tabelës së golshënuesve më të mirë të historisë së kampionateve botëror të futbollit. Në fund të takimit, Klose do të shprehej i emocionuar, por gjithësesi ai vlerëson ekipinin si më të rëndësishëm se arritjet personale. "Të thyesh një record është gjithnjë një kënaqësi në planin personal, pork u goli që shënon i jep kualifikimin skuadrës tëndë, atëherë kënaqësia do të ishte edhe më e madhe.", është shprehur bomberi Gjerman.
Me këtë barazim, palzerat ngjiten në kuotën e 4 pikëve, duke shtyrë kualfikimin për ndeshjen me SHBA-të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ana tjetër do të ndeshen nesër me Portugalinë, ku këta të fundit do të kenë një sfidë vendimatare për vijueshmërin e tyre në botëror