Gangsterët e FSHF-së dhe hakmarrja që e pret Flamurtarin
Vlora është qyteti simbol i Pavarësisë dhe me këtë status njihet për rrahagjoksin në kauzat e saj.
Armand Duka
Vlora është qyteti simbol i Pavarësisë dhe me këtë status njihet për rrahagjoksin në kauzat e saj.
Prej kohësh, vlonjatët kanë qenë pre e një sistemi të pamoralshëm futbolli, tek i cili nuk kanë pranuar të bëhen pjesë.
Prej kohësh, vlonjatët kanë ngritur zërin për padrejtësitë dhe në çdo rast janë ndëshkuar.
Prej kohësh, vlonjatët kanë qenë me pak shokë në sistemin e kalbur të futbollit, kur kanë parë veten të dënuar, syrgjynosur dhe demoralizuar.
Me një metodologji binomi, arbitra-zyrë, FSHF kanë arritur të vërë në zbatim një plan të pistë.
Arbitrat masakrojnë në fushë, ndërsa në zyrat e Federatës vulosen dënimet kolektive dhe masive për Flamurtarin.
Të mësuar që mund të bëjnë çfarë të duan në fushë dhe askush të mos i ndëshkojë, arbitrat shpesh herë janë konsideruar si “gangsterët” e futbollit. Por, duket se kjo ironi për situatën e tyre arriti deri sa arbitra si Sino dhe Tartari ta besojnë realisht se janë të tillë.
Në Vlorë, në qytetin që ka rrëzuar edhe qeveri politike, arbitrat “gangsterë” rrahën gjoksin si vlonjat dhe tentuan të tejkalojnë edhe limitet, për të cilat i mbron edhe FSHF.
Jo vetëm penallti fantazëm, por shanë, ofenduan e cënuan edhe nderin e vlonjatëve.
Një “bandë” e veshur me të zeza që pasi kanë javë të tëra që shfryjnë me bilbil, tani po shfryjnë edhe me fjalë.
Flamurtari nuk është viktima e vetme, por duket se do jetë viktima më e madhe.
Në zyrat e FSHF, gjithçka ka qenë e planifikuar. Ishte pjesë e planit që do finalizohet me një hakmarrje tjetër.
Prej ditësh, në kafenetë afër FSHF-së, zyrtarë me ose pa kollare, mburren me krenari që Flamurtarin nuk do e licencojnë që të shkojë në Europë.
Flasin me fytyrë të qeshur, për një plan që vret gjithnjë e më shumë futbollin.
Flasin për një plan, që përfshinte edhe incidentet me arbitrat.
Gjithçka për të pasur futboll të telekomanduar.
Por, kanë gabuar në një detaj.
Flamurtari mund të falë si klub, por Vlora jo…
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.2%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa e Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Merkato në Superligë/ Veseli ikën nga Egnatia pas 8 ndeshjesh, Tirana afron një sulmues! Flamurtari afrime për elitën
6 Janar, 13:14
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor 2024, 10:55
-
Kategoria e Parë/ Flamurtari fitore dramatike, Kukësi 'bie' në Peshkopi! Burreli surpriza e sezonit (Renditja)
21 Dhjetor 2024, 15:46
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor 2024, 16:04
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
Disiplina/ Gjoba e pezullime, e pësojnë Flamurtari dhe Kukësi
12 Dhjetor 2024, 13:45
-
Kategoria e Parë/ Vora katër gola për kreun, Flamurtari mposht Kukësin! Tri pikë për Besën, Korabi ndalet në shtëpi (Renditja)
8 Dhjetor 2024, 16:00
-
Dënime dhe gjoba, Disiplina me dorë të fortë! E pësojnë Tirana, Partizani dhe Flamurtari
5 Dhjetor 2024, 15:26
-
Vora e mposht 3-2 dhe i merr 'fronin' Flamurtarit, Besa surprizohet nga Pogradeci! Renditja në Kategorinë e Parë
3 Dhjetor 2024, 12:18
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor 2024, 21:35
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
po o vlla..luajne me krenarine dhe moralin e nj prej skuadrave qe i ka dhene emer futbollit shqiptar ,,megjithate,,piramida gjithmone dop fundoset nga kulmi....do presim duka eshte nje njeri korruptiv dhe me parime hajduti..ndaj dhe FSHF sot po diskretohet ne arenen europiane dhe nderkombetare,,,nejse
PërgjigjuSi qendron akoma Duka b**etrasta kur u be e qarte se i kishte vjedhur zgjedhjet? Arbitri e mori ate qe kerkoj dhe e kishte pak.
PërgjigjuKe te drejte Z. Fation, Vlora nuk fal. Nuk ka falur ne kohen e Enverit e arbitrat qe e dijne mire sesi jane ndeshkuar dhe jo me sot. Duka dhe Dukalkaret e tjete ne FSHF i kane bere llogarite gabim, por me mire mos te flasim. Nuk ka bande skrapari dhe shijaku qe te ndale zemerimin e vlonjatit te prekur ne seder.
PërgjigjuTë Përshëndes FATJON SHEHU ! Bjeru kokës të FSHF MAFJES FATJON , sepse je i Vetmi GAZETAR SPORTIV që nuk je Bashkuar me BANDITËT e FSHFsë , por ke zgjedhur të anosh nga e DREJTA , që në KAPITALIZËM njerëz me KURAJO dhe NDERSHMËRI si ju , i gjen me "Pikatore" , për mos të thënë që nuk ekzistojnë fare! Respekte FATJON .
Përgjigju