Gara e fshehtë 20 mln euro
me shenja klientelizmi

Gara e fshehtë 20 mln euro<br />me shenja klientelizmi
TIRANE - Tenderi për dixhitalizimin e transmetimeve audiovizive, që është shpallur në faqen e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë (MITIK), e që do të mbyllet brenda pak ditëve me shpalljen e fituesit në qershor, në periudhën e zgjedhjeve, është konsideruar edhe nga ekspertët e fushës si shkelje e rregullave të ligjit për prokurimin publik.

Sipas tyre, kjo është edhe një kohë aspak e përshtatshme, që zgjidhet për të patur sa më pak vëmendje të opinionit në çështje tenderash, sidomos në shuma kaq të mëdha. Sipas tyre, ministri Genc Pollo po kryen një tender korruptiv në shkelje të shumëfishtë të ligjeve të vendit.

"Procedura me negocim, sipas vetë rregullores së zotit Pollo dhe të ligjit, bëhet në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme, kur ato nuk rezultojnë të suksesshme dhe vetë neni 6 i rregullores kundërshtohet me procedurën që ka ndërmarrë zoti Pollo.

Mungon projekti teknik që do të krijonte kushtet për një ofertë të paanshme dhe të paadministruar në mënyrë selektive nga Enti Prokurorues. Ky tender aktualisht është klandestin, është vetëm në një faqe të Ministrisë së Inovacionit që nuk e njeh njeri", thonë juristët.

Sipas burimeve jozyrtare, fituesi është përzgjedhur me negocim dhe ai është një shtetas neozelandez, ende i paidentifikuar. Ky tender po zhvillohet në një kohë kur një pjese të anëtarëve të Autoritetit të medias i ka përfunduar mandati dhe kur deputetët e mazhorancës nuk vijnë në Komisionin përkatës kuvendor për të përzgjedhur kandidatët e rinj.

Kryetarja e Komisionit të Medias Valentina Leskaj pak kohë më parë ka akuzuar se mosplotësimi i këtyre vendeve nga mazhoranca bëhet për shkaqe tërësisht politike.

Sipas tyre, tenderi që kryhet me shpejtësi dhe fshehtësi pak para ditës së zgjedhjeve, ka shkelje të ndjeshme të ligjeve në fuqi, që janë miratuar nga mazhoranca aktuale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë