TIRANE - Kur duhet edhe një muaj deri në përzgjedhjen e projektit fitues te gazsjellesit nga Kaspiku në Evropë, Kryeministri Berisha i kërkoi konsorciumit të 'Shah Deniz' që vendimi për fituesin të bazohet në rregullat e tregut.
Në konferencën 'Shqipëria, një model i ri zhvillimi', i cili mblodhi në Tiranë përfaqësues të projekteve më të rëndësishme në vend, Kryeministri sulmoi projektin rival 'Nabucco', ndërsa vlerësoi punën për ndërtimin e gazsjellësit 'Trans Adriatik'.
"Projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar është projekti i TAP. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi.
Ndaj, 'Nabuco light', i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti 'Nabuco big'. Me këtë nuk duhet të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut", tha Berisha.
Kryetari i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Marrëveshjeve të projektit TAP Barnin Piechorowski kërkoi nga qeveria shqiptare përgatitjen e një masterplani kombëtar për gazin.
'Për të bërë të mundur gazifikimin e vendit, nevojitet një masterplan për gazin. Zhvillimi i tregjeve të reja të gazit është një proces kompleks që kërkon njohuri të thella, pasi përbëhet prej shumë elementesh, ku përfshihen njohuritë mbi tregun dhe zhvillimi i infrastrukturës, krijimi i institucioneve rregullatore, përfshirë këtu dhe kuadrin e nevojshëm ligjor', tha Piechorowski.
Nëse përzgjidhet fitues ndaj rivalit 'Nabucco', ky projekt shndërron Shqipërinë në nyje nevralgjike të shpërndarjes së gazit të Kaspikut dhe Azisë Qendrore drejt Evropës Perëndimore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com