NYRBURGRING- Pista e Nyrburgringut në Gjermani mirëpriti garën e radhës të garave me makina të kategorisë “Formula Uno”. Gara u shoqërua me incidente të shumta, ndërsa fitues ka dalë i zoti i shtëpisë, Sebastian Vettel, i skuadrës së “Red Bullit”.
Fillimisht ishte makina e pilotit australian, Mark Weber, e cila pas xhiros së nëntë ndaloi në pit-stop e ndërsa po bëhej gati të nisej një nga gomat e makinës shpërtheu.
Nga incidenti mbeti i lënduar një kamerën që ishte pranë pit-stopit i cili u dërgua menjëherë në urgjencë, por dëmtimi tij nuk rezultoi serioz.
Të lënduar mbetën gjithashtu edhe mekaniket e pilotit australian, i cili u detyrua të lërë garën menjëherë pas këtij incidenti.
Një xhiro më vonë do të ishte radha e makinës së pilotit italian Marusio di Binachi, e cila u përfshi nga flakët.
Personeli i shpëtimit i erdhi menjëherë në ndihmë, ndërsa për fat italiani Di Binachi, nuk pësoi dëmtime serioze, por u detyrua të ndërpresë garën.
Ndërkohë, gjatë garës nuk munguan parakalimet e rrezikshme, të cilat janë pjesë e garës dhe rrisin adrenalinën e sportdashësve të shumtë të këtij sporti.
Më këtë fitore gjermani Sebastian Vettel ngriti peshë të pranishmit në pistën e Nyrbugringut, ndërsa i dyti u rendit finlandezi, Kimi Raikonen, Grosjen i treti dhe spanjolli Alonso u mjaftua me vendin e katërt.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com