TIRANE – Nokia ka ndërmend të shkurtojë edhe 10 mijë vende të tjera pune brenda vitit 2013 si dhe të mbyllë disa qendra prodhimi. Kjo me qëllimin uljen e kostos dhe kursimin e 3 miliardë eurove. Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të grupit finlandez të telekomunikacionit, që konfirmon shitjen e divizionit të telefonave ekstra-luksozë Vertu shoqërisë suedeze EQT Partners.
Kështu, Nokia do të mbyllë qendrat e prodhimit në vetë Finlandë, Gjermani dhe Kanada. Administratori i përgjithshëm i grupit, Stephen Elop, ka si qëllim të ristrukturojë shoqërinë për t’i bërë ballë konkurrencës së ashpër të Samsung dhe Apple.
Gjatë muajve të kaluar Nokia humbi në favor të Samsung titullin e prodhuesit të parë të telefonave në botë, pas 14 vitesh. Në bursën e Helsinkit titulli është zhytur, duke humbur rreth 10% të vlerës së tij.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com