Ai është takuar sot në mesditë më dy deputetët e PDIU, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, Nano theksoi se tashmë procesi i zgjedhjes së presidentit është në rrugën e duhur për të zgjedhur dialogun me drejtues të forcave politike parlamentare.
“Jemi në rugën e duhur për të zgjeruar dialogun dhe mirëkiptimin mes drejtuesve të politëiks aktuale parlamentare, jo vetëm në funksion të zgjidhjes së çështjes presidenciale në përputhje me objektivat e integrimit dhe nevojën e përshpjetimit të reformave që afrojnë datën e anëatrësimit në BE. Por, edhe me këtë klimë të nevojshme që të gjitha kontributet të konvergojnë në këtë çëshjte. Është një kënaqësi e vecantë edhe për mua që qoftë edhe për shkak të iniciatiës sime po ndodhin kaq shumë takime”, tha Nano.
-Gjatë javës janë përmendur edhe emra të tjerë për kandidat për president, si Topalli apo Ceka?
E përsëris që procesi dueht të jetë i zhveshur nga ndrojta. Nëse ka oferta të tjera është një stimul më shumë për të nxitur publikun të jetë më i informuar.
-Takimi me Berishën?
Nuk dua të interferoj e të ndërpres agjendat e krerëve të shtetit, takimi është tepër i afërt.
- Nëse thoni se procesi është në rrugën eduhur, mendoni se jeni rruga e vetme?
Besoj se në rrugën që na bashkon tashmë garuesit janë me tipare të qarta.
IDRIZI: NANO, KANDIDAT ME PROFIL TË LARTË
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar Fatos Nanon si një person me profil të lartë dhe me vizion të qartë për integrimin e vendit në BE ndërsa ka vlerëaruar gjithashtu edhe kontributin dhe platformën e tij.
“Urojmë që shqiptarët të kenë president konsensual. Për partinë tonë, presidenti duhet ta zbatojë kushtetutën në mënyrë integrale për aspiratat e popullit për bashkim kombëtar, është proces që nuk zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ne duam president të mirëpranuar, një figurë që të jetë garant i Kushtetutës, të dije të thotë jo për ligjet që bien ndesh me proceset integruese”- tha ai.
I pyetur nëse vota e PDIU-së do të jetë pro Nanos president, Idrizi ka theksuar se PDIU vlerëson Nanon si person me profil të lartë dhe me vizion të qartë që për proceset integruese. “Ne do japim kontributin tonë që presidenti të jetë figurë e gjithëpranuar nga partitë parlamentare, ose jo, por edhe nga publiku shqiptar”.
(aq/shqiptarja.com)