TIRANE - Gara për shefat e rinj të QSUT-së, nuk ka përfunduar ende plotësisht. Dje është bërë mbledhja e bordit në Ministrinë e Shëndetësisë, nga ku kanë dalë edhe emrat fitues për shefat e rinj që ishin në garë. Të zgjedhur dje kanë qenë për Reumatologji, aregologji, imunologji, Teuta Baçka. Kirurgji, Nikollaq Kaçani.
Hematologji- gastrihepatologji, Pal Xhumari dhe mjekësia interne, hepetonia dhe semilologjiklinike, Mihal Tase. Ndërkohë që ende vazhdon gara për shefin e laboratorit, pasi ka pasur ankesa. Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se “Bordi i kërkoi Këshillit të Profesorëve të shikojë ankesat, sepse ka dy ankesa.
Shefi i Laboratorit ende nuk është zgjedhur sepse për këtë post ka pasur ankesa” thonë këto burime. Ndërkohë që është shpallur konkursi për shefin e traumatologjisë dhe ortopedisë. Zgjedhja e tyre do të bhet javën që vjen. Ndërkohë dy javë më parë janë zgjedhur shefat për pediatrinë e përgjithëshme Eli Foto.
Pediatria e Specialiteteve, Anila Godo. Shërbimi ORL/ okulistikë QSUT, Besim Boçi. Onkologji, Agim Sallaku. Pneumonia, Hasan Hafizi. Sëmundjet Infektive, Dermatologji, Pëllumb Pipero. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Nikita Manoku. Materniteti “Koço Glozheni”, Orion Glozheni.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com