Në vendimin e shpallur pak ditë më parë nga Komisioni i Vlerësimit të ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit mbetën në garë tre kompani ku Vetro Energy u rendit i pari me 97. 79 pikë, duke afruar në tender ofertën financiare më të lartë prej 850 milionë euro.
Në vendin e dytë renditet grupi "Win Bussies” ku Komisioni për Vlerësimin Teknik dha 18.18 pikë, për ofertën financiare 26.21 pikë, me total 44.39 pikë.
Në vendin e tretë renditet kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, ku vlerësimi teknik ka marrë 21.48 pikë dhe ai financiar 9.35 pikë, me 30.33 pikë në total.
Pas kësaj faze, raporti i vlerësimit të ofertave do të dërgohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të dalë dhe kompania fituese.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)